Por ketu duhet bere fare mire diferencimi, pasi prej 13 324 vizitoreve, vetem 4600 prej tyre kane prere bilete, a kane paguar per te vizituar Galerine e Arteve dhe ekspozitave permantete qe celen ne te. E sikunder eshte thene e sterthene, ndonese eshte Galeri Kombetare, vizitueshmeria e saj nuk eshte e madhe. Ndaj edhe duhet theksuar eshte se 3724 vizitore e kane shkelur galerine vetem per te pare fotot me te bujshme qe zune vend ne faqet e shtypit boteror, pra Eorld Press Photo. E pra, nese galeria ka c’te ofroje atehere shqiptaret vershojne ne institucionet e artit. Nje tjeter fakt qe e verteton edhe me tej kete eshte numri i madh i vizitoreve per te pare veprat origjinale te piktoreve bashkekohore me te mire italiane.
Pra ishte ekzpozita “Mitet” ajo qe ndolli mese 2733 vizitore. S’mund te lihet menjane edhe fakti se, ligji i qeverise per t’ju mundesuar nxenesve e studenteve vizita falas ne mjediset e muzeve a galerive ne te gjithe Shqiperine, ka ndikuar ne rritjen e numrit tyre ne mjediset e muzeut.
Vizitore gjithsej per 2007-en: 13 324
Me bileta: 4600
Pa bileta (nxenes, artiste): 8724
Ekspozita “Eorld Press Photo”: 3724 (hyrje e lire)
Ekspozita “Mitet”: 2733 vizitore me bileta
Vizitore gjithsej per 2006-en: 6340
Marre nga : Gazeta Koha Jone











