Shkrimtaret qe fitojne me shume ne bote

Shkrimtarët që fitojnë më shumë në botë

Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot Roëling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur.


Ndërkohë që të drejtat e autorit në filmin e bazuar mbi këtë libër janë më të fortat në histori. John Grisham, i njohur për thrillerat e tij ligjorë, është kthyer sërish në listat e më të shiturve me veprën “I pafajshmi: Vrasje dhe padrejtësi në një qytet të vogël”. Të drejtat e këtij filmi janë zgjedhur nga aktori i famshëm hollivudian, i cili së fundmi ka marrë përsipër dhe të jetë regjisor, George Clooney. Autori që është ndryshe në këtë listë, është pastori Rick Warren, libri i të cilit “The Purpose Driven Life”, i publikuar fillimisht në vitin 2002 ka shitur 4.8 milionë kopje vetëm në vitin 2006.

Dan Brown

88 milionë dollarë

“Kodi i Da Vinçit” ka qenë bestseller për më shumë se 44 muaj dhe ka shitur 61 milionë kopje në gjithë botën. Libri tjetër që pasoi “Kodi i Da Vinçit”, “Engjëj dhe Djaj” gjithashtu ka qenë një bestseller për 23 muaj dhe kompania e produksionit “Sony” ka në plan që të kthejë në film këtë vit. Kjo ishte e paevitueshme në një farë mënyrë duke pasur parasysh se filmi “Kodi i Da Vinçit” me aktor protagonist Tom Hanks, ishte një film me fitime shumë të mëdha duke arkëtuar 756 milionë dollarë.

J.K. Rowling


75 milionë dollarë

Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot Rowling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur. Ndërkohë që të drejtat e autorit në filmin e bazuar mbi këtë libër janë më të fortat në histori.

Rick Warren

28 milionë dollarë

Kur shtëpia botuese fetare “Zondervan”, një nëndarje e “Neës Corp” nxori në treg librin e pastorit “The Purpose Driven Life”, priste që shitjet të arrinin në rreth një çerek milionë kopje. Ndërkohë tani janë në botim e sipër 30 milionë kopje. Rick Warren, i cili njëherë i tha një reporteri se dhuronte nëntëdhjetë përqind të të ardhurave të tij, gjithashtu ka dhe një faqe interneti të quajtur “Pastors.com”, ku shet me pakicë kopje të librit.

James Patterson

25 milionë dollarë

Ne 100 milionë libra në botim, “makineria” Patterson vazhdon të nxjerrë të paktën dy libra “thriller” në vit. Libraria “Patterson” ka fituar më shumë se një miliardë dollarë. Të paktën 16 librat e tij të fundit kanë qenë bestseller. Shumë prej titujve që ai ka prodhuar janë adaptuar për filma në Hollivudi. Vitin e kaluar “Warner Bros” bleu të drejtat e dy prej librave të Patterson me shpresën për t’i konvertuar ato në filma të suksesshëm dhe që do kenë të njëjtat fitime si librat.

John Grisham

21 milionë dollarë

Autori bestseller i viteve ’90 e botoi librin e tij të parë atë vit. Bëhej fjalë për sagën e një njeriu të dënuar padrejtësisht, “The Innocent man: Murder and Injustice in a Small Town (I pafajshmi: Vrasje dhe padrejtësi në një qytet të vogël)”. Ky libër u bë menjëherë ndër më të shiturit e kohës. Të drejtat e këtij filmi janë marrë nga George Clooney. Thuhet se Grisham do të marrë një cek me shtatë shifra nëse projekti do të kthehet përfundimisht në film.

Blendina Cara : TiranaObserver
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama