Koncerni gjerman WAZ Medien - Gruppe konfirmon njoftimet për planet e futjes në tregun televiziv shqiptar, por shton se deri tani nuk është kryer asnjë blerje.
Paul Binder, zëdhënësi i sipërmarrjes i tha Deutsche Welles "Deri tani ne nuk kemi blerë asgjë në Shqipëri. Ne jemi duke parë në tregun shqiptar të televizoneve, por ne nuk kemi blerë ende.
" Deri tani koncerni merr pjesë në tregjet e shtypit të shkruar në të gjitha vendet e Europës juglindore me përqindje që arrijnë nga 50 deri 80 përqind në gazeta, revista dhe shtypshkronja.
Për herë të parë koncerni parasheh të hyjë në tregun e një medieje tjetër, siç është televizioni dhe këtë e bën në Shqipëri.
Aida Cama : D.W.











