Aktori Daniel Day-Lewis fitoi çmimin si aktori më i mirë në filmin "There Will Be Blood" ("Do të ketë gjakderdhje").
Ceremonia e zakonshme për ndarjen e çmimeve të sivjetshme u anullua për shkak të një greve të skenaristëve. Fituesit u shpallën në një konferencë shtypi.
Çmimet "Golden Globe" jepen për filmat kinematografikë e televizivë dhe konsiderohen si më prestigjiozet pas çmimit Oskar.
Organizatorët premtuan se ceremonia e vitit të ardhshëm do të jetë më e madhe se kurrë më parë.
Marre nga : BBC.co.uk











