U njoh me shume atdhetare shqiptare, nder ta edhe me Eqerem bej Vloren, me te cilin do ta lidhe nje miqesi dhe bashkepunim i ngushte per sa qe gjalle. Ne vitin 1914, punoi si sanitare ne spitalin ushtarak te Durresit. Thuhet se ka punuar aq shume e me perkushtim, sa zuri edhe vet shtratin. Me Eqerem bej Vloren nisi perkthimin e Kanunit te Lek Dukagjinit ne gjermanisht, dhe ne vitin 1930 vjen serish ne Shqiperi dhe zgjedh Shkodren per te jetuar per disa muaj. Ne vitet e fundit te jetes, bashkepunon serish me Eqerem Vloren per vepren “Ndihmese per historine e pushtimit turk ne Shqiperi”. E nisi, por nuk e bitisi dot, pasi nderroi jete ne vitin 1956. Ne varrimin e saj moren pjese jo pak shqiptare, miq te saj pergjate udhetimeve ne Shqiperi. Duke qene teper prezent ne vendin tone, ajo ka shkruar pergjate gjithe jetes se saj per ato cka ka pare ketu, per historine e sidomos per kulturen shqiptare.
Gjithcka ndodhi ndryshe, sic nuk ishte menduar e llogaritur. Bllokada u hoq ne rastin e konferences dhe shqiptaret e pane veten te detyruar qe te zgjidhnin shpejt e shpejt perfaqesuesit e tyre midis shqiptareve qe ishin jashte Shqiperise. Edhe per kete zgjedhje, “de facto” u perkujdes vetem Ismail Qemali dhe ajo ishte mjaft karakteristike per te dhe per klasen e shqiptareve qe ishin bashke me te ne pushtet. Se pari, iu kerkua Ferit pashe Vlores, vezir i madh i Abdul Hamitit qe t’i perfaqesonte, kjo per arsye se Ismail Qemali e dinte qe ai ishte i njohur ne Evrope, dhe se dyti, pasi ai nuk kishte taraf ne Shqiperi - por ai nuk pranoi. Por edhe pas kesaj, nuk iu drejtuan shqiptareve te shumte me te vertete te arsimuar dhe te afte per nje detyre te tille, te sprovuar tashme ne angazhimin per ceshtjen shqiptare ne Kostandinopoje apo jashte Turqise, por u emerua Mehmet bej Konica, Razi bej Dino dhe Filip Noga, te cilet u gjenden krejt rastesisht ne Vjene dhe per shkak te bllokades nuk mund te shkonin me ne Vlore per te marre pjese ne mbledhjet e Kuvendit Kombetar. Mehmet bej Konica nuk ka bere kurre tjeter gje per Shqiperine, pervecse ne fushen e tij konsullore t’u binte me qafe shqiptareve qe punonin per ceshtjen shqiptare. Megjithate, u emerua ai e jo vellai i tij, qe mbase pak ekstravagant, por shume i kulturuar Faiku, sigurisht nje kundershtar i Ismail Qemalit, por qe per 20 vjet ka punuar vetem per Shqiperine qe mblidhte bashke shume shqiptare ne Ameriken e Veriut, i organizonte, botonte nje gazete, qe redakton prej shume vjetesh revisten e pare shqiptare dhe qe kishte telegramuar shume i gezuar menjehere pas shpalljes se pavaresise.
...Qe ne fillim ishte e qarte se nje komision i perbere ne kete menyre ishte i denuar me mosperfillje dhe madje ky ishte edhe qellimi i Ismail Qemalit, i cili, dukej shkoqur se do te pelqente me mire te mos kishte fare perfaqesi te interesave shqiptare, per te cilat, sipas mendimit te tij edhe per shqiptaret do te kujdeseshin Fuqite e Medha. Se sa nga ato qe perfaqesoheshin nga burra, te cilet me aftesine e tyre mund te linin ne hije personin e Ismail Qemalit dhe veprimtarine e tij ne Vlore.
Nuk do te shkoje shume, dhe kjo pakenaqesi do te thellohej per shkak te qendrimit te Ismail Qemal beut ne ceshtjen e mbrojtjes se Janines. Menjehere pasi greket ishin debuar prej Sarandes nga forca thjesht shqiptare, filluan te dezertojne edhe trupat shqiptare nga Janina.
Te tere fajin per keto ngjarje, une ja hedh Kryeministrit dhe atyre anetareve te kabinetit, qe ishin teresisht krijesat e tij, sepse te gjithe ministrat e tjere Dom Kacorri dhe Mithat bej Frasheri ishin shprehur energjikisht per te mbajtur nje qendrim te qarte dhe vendimtare dhe lufta e shqiptareve kunder grekeve te vazhdonte. Madje, Frasheri la Vloren dhe shkoi fshat me fshat qe te nxiste njerezit per t’u kthyer ne Janine, gje qe ne fund e arriti pjeserisht. Eshte tipike per karakterin dhe menyren e veprimit te Qemalit, qe nuk ju kundervu qellimit te Mithat Frasherit, por as edhe e perkrahu me asnje fjale, si gjithmone ne raste te ngjashme kur e shprehte mendimin e vet me nje menyre kaq te papercaktuar, sa ai mund te kuptohej po aq mire edhe si qortim, sa edhe si lavderim, po edhe te zbatohej me vone, sic do ta kerkonte nevoja apo perfitimi.
Intelektualet humbin besimin tek Ismail Qemali
Keshtu duhet thene se Ismail Qemali kishte humbur thuajse krejtesisht qe na janar besimin e intelektualeve te vertete dhe te burrave me karakter e nder. Por, nese ne rastin e Janines shumica derrmuese ishin shprehur per nje mbrojtje energjike, duhet te pohojme megjithate se kjo ndodhi me shume nga ndjenja e nderit, sesa nga bindja qe ajo do te kishte nje ndikim ne fatin e Shqiperise, sepse pothuaj cilido ne rrethet drejtuese te asaj kohe ne Shqiperi ishte i mendimit qe nuk kishte rendesi nese luftojne shqiptaret, apo nuk luftojne, mevetesia do t’u jepej ose do t’ju mohohej nga Evropa, pavaresisht nga veprimi i tyre dhe perparesite e tyre rastesore, te arritura ose jo mbi greket, bullgaret e serbet, keshtu qe vetem me te ndershmit e mbeshteten luften, vetem ne rast se sulmoheshin. Me fjale te tjera, gjithcka pritej nga Evropa. Por, meqenese me aq sa gjykoj une personalisht, te gjitha shenjat flasin se Evropa, sidomos Monarkia Austro-Hungareze gjithcka do te thote pastrimin e tyre nga armiku dhe percaktimi i sakte te formes se shtetit - e prisnin shqiptaret, sipas mendimit tim, kishte me shume gjase qe ne fund te fundit Shqiperia do te mbetet e zhgenjyer nga Evropa dhe me gjithe sherbimet e bera ndaj ceshtjes shqiptare, edhe nga Austro-Hungaria, sikunder edhe Evropa edhe Shqiperia. Marre nga pjesa “C’duhet te beje Shqiperia ne librin “Nga Shqiperia e re” e Marie Amelie Freiin fon Godin
Marre nga : Gazeta Koha Jone











