Njeriu qe ecen per diku nuk mund te mos e hedhe veshtrimin prapa, qofte per pak, sepse e ardhmja eshte e panjohur dhe nuk jemi te sigurt se ku do te sosemi. E vetmja drite qe ndriçon tunelin e se pritmes eshte pervoja e se kaluares. Te tria vellimet e serise “Universi estetik” bejne fjale per shume epoka te historise se mendimit estetik dhe te kultures artistike, qe synojne ta terheqin lexuesin e sotem te hyje ne dialog me pervojat e begata te ketyre epokave. Historia nuk kthehet prapa, as perseritet, as ndreqet, por vetem mund te kuptohet me vlerat, arritjet e humbjet e saj, me te cilat ajo e josh lexuesin ta ndjeke aventuren odisejane te gjinise e te gjenise njerezore, t’i dorezohet angazhimit fatal per te mesuar, duke mbijetuar drejt se panjohures. Vetem ne kete rruge historia e estetikes arrin te jete dialog midis se kaluares dhe kohes sone.
Marre nga : Gazeta Albania











