Vendet qe duhen vizituar ne vitin 2008

Vendet që duhen vizituar në vitin 2008
Ndaj, kjo revistë ka krijuar listën e vendeve që do ishte mirë të vizitohen në vitin 2008. Shumë prej këtyre vendeve janë destinacione me bukuri natyrore të paprekura nga industria dhe teknologjia. Disa prej tyre janë vende që rrezikohen të zhduken siç janë Maldivet, ku lartësia mbi nivelin e detit nuk i kalon 2.3 metra. Apo ishulli Gana, i cili është një parajsë për ata që duan malin e detin pa zhurma makinash e trafiku. Një vend që ofron qetësinë e shoqëruar me plazhet me rërë të bardhë e rozë e me detet ngjyrë blu e të gjelbër të thellë.

Por jo të gjitha vendet e përzgjedhura nga revista “Forbes” janë me prirje natyraliste. Vende si Kisha e Varur në Egjipt apo katedralja e Parisit, ofrojnë mbi të gjitha vlera historike e kulturore. Kisha e Varur në Egjipt ka një arkitekturë që ofron pamje nga më të larmishmet dhe brenda saj ndodhen priftërinjtë që kryejnë ritet fetare në gjuhën egjiptiane të lashtë. Katedralja e Parisit është gjithashtu edhe vendi më i vizituar nga turistët në Francë. Një shëtitje me helikopter në Kanionin e Madh në Kolorado do ishte padyshim një ndër udhëtimet më të paharrueshme të jetës. Kanioni më i famshëm në botë është përjetësuar dhe në filmin po aq të famshëm “Telma dhe Luiza”. Destinacion aq i rëndësishëm, sipas “Forbes” është dhe sheshi i famshëm njujorkez “Times Square”. Periudha ideale për ta vizituar mbase është pikërisht nata e ndërrimit të viteve, kur mijëra njerëz të mbledhur aty shohin sekondat e fundit teksa kalojnë në një orë gjigande vendosur në ndërtesat në shesh.



Ishulli Guana
Bukuria e këtij ishulli nuk mund të përcaktohet me fjalë. Është një strehë e jetës së egër rrethuar me male e det dhe aty gjenden speciet e rrezikuara të botës.
 
Koralet shkëmbore, Maldive
Maldivet janë një parajsë për ata që preferojnë rërën e bardhë dhe ujin ngjyrë blu të thellë. Pushimet do të jenë të paharrueshme në vendin më të rrafshët të botës, ku lartësia më e madhe mbi nivelin e detit arrin 2.3 metra.

Kisha e varur, Egjipt
Kjo kishë ofron pamje nga më të larmishmet në çdo këndvështrim. Brenda saj mund të dëgjohen priftërinjtë që kryejnë ritet kristiane në gjuhë egjiptiane të lashtë.

Kanioni i Madh, Kolorado, SHBA
Më shumë se 600 mijë njerëz vizitojnë me helikopter çdo vit Kanionin e Madh. Në Koloradao ka më shumë se gjashtë kompani që ofrojnë udhëtime me helikopter mbi kanionin më të famshëm të botës.

Laguna blu, Reikjavik, Islandë
Jashtë qytetit me ngjyra kukullash shfaqen re avulli që dalin nga një mal i vogël llave. Ai shfaqet si një peizazh i shkretuar, por krejtësisht magjepsës.

Manastiri “Parador de Santo Estevo”, Madrid, Spanjë
Ky manastir përfundoi së ndërtuari në shekullin e gjashtë. Ndërtesa përbëhet nga tre manastire, një prej të cilëve është ruajtur i paprekur, ndërsa një tjetër është shndërruar në një bar modern.

Hoteli nacional i Kubës, Havanë
Hoteli është i famshëm ofron një koktej shumë të famshëm “Mary Pickford” i krijuar aty. Ai përbëhet me lëng ananasi, shurup shege dhe liker dhe rum.

“Times Square”, Nju Jork, SHBA
35 milionë njerëz e vizitojnë çdo vit sheshin e famshëm të Nju Jorkut. Pjesa më e madhe e njerëzve e vizitojnë atë gjatë festave të vitit të ri, për të kapur momentin e ndërrimit të viteve.

Ujëvara e Niagarës, Nju Jork-Ontario
Ujëvara më e famshme e botës është në kufirin midis SHBA dhe Kanadasë. Ajo vizitohet çdo vit nga 14 milionë banorë. Ajo është destinacion i përzgjedhur, sidomos, nga të sapomartuarit.

Katedralja e Parisit, Francë
Katedralja gotike më e njohur e botës është dhe një ndër pikat më të famshme turistike të Francës. Numri i vizitorëve ruhet me kujdes shoqatat e turistëve dhe ai arrin në 12 milionë në vit.
 
Blendina Cara : Gazeta Tiranaobserver
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama