Rruga qe “mban peng” qytetin e dashurise se Pirros se Epirit

Rruga qe “mban peng” qytetin e dashurise se Pirros se Epirit
Dy lokalitete keto me urbanistike thuajse te paprekur e karakteristike te sistemit komunist. Per turistin vendas e te huaj, i cili ka deshire te shikoje si ka qene infrastruktura ne Shqiperine te paraviteve ’90, panorama eshte mese e qarte. Madje, siç shpjegon drejtori i Antigonese, Serjani, edhe bunkeret e paprekur perbejne monumente te zones. Turistet e huaj mahniten kur shohin per se gjalli ne natyre te hapur bunkeret me hekur e beton, infrastrukturen e fshatrave, varferine e nderthurur me natyren, gjelberimin, kafshet e njerezit e atyre aneve.

Prej poshte duken ne miniature rreze malit muret e mbetura rrethuese te qytetit te endrres se Pirros te Epirit, Antigonese. Udhetimi yne vijoi drejt Antigonese dhe teksa lame pas fshatrat e para me emra komunistesh, degjonim historite dhe te veçantat qe servirte zona, duke shijuar njeherazi edhe bukurite natyrore rreth nesh. Ajo qe na priste ne komunen e Antigonese, pa shkuar ende ne parkun arkeologjik, ishin periudhat e ndryshme historike ku kishin jetuar banoret e atjeshem, gjurmet e te cilave as koha dhe dhe as dora e “njeriut te ri socialist” nuk i pati fshire dot. Nga larg perballesh me shpellat e Spillese e Ladovishtes, apo me manastirin Eremit te Spillese dhe kishen e Shen Kollit, banesat mesjetare te shek. XVII-XVIII ne Tranoshishte dhe me veçantite e fshatrave te tjera autoktone si Krina e Saraqinishta, deri te fshatra me te larget si Gjinofshati, per te cilin thuhet se eshte krijuar nga ardhjet sllave, qe e pagezuan edhe me kete emer. Pas nje ore e gjysme udhetimi, me makinen qe shpesh rreshqiste neper balte sa nga njera ane e rruges te tjetra, here duke na frikesuar, e here duke na zbavitur, me ne fund mberritem ne hyrje te parkut te Antigonese, aty ku permbi rrenojat e antikitetit gjenden fillimet e Krishterimit. Interesante ishin tri bazilikat paleokristiane dhe nje mozaik kushtuar Shen Kristoforit, qe i perkiste njeres prej tyre. U njohem dhe me rojen e parkut, e veç te tjerash, me pelen e bardhe te Eno Koços, muzikologut te njohur. Me thene te drejten, e qeshura nuk mund te mbahej kur degjuam emertimin. Por lidhja e Eno Koços se njohur me pelen e fshatrave te largeta ne komunen e Antigonese qe krejt origjinale. Ai kish shkuar per vizite ne Antigone dhe pati shetitur gjithe kohes mbi ate pele. Nga kjo erdhi dhe pagezimi i saj si “pela e Eno Koços”. Roja na tha se ne te njejten pele kane hipur me dhjetera figura te tjera te njohura, si arkeologu Neritan Ceka, apo ministri i Kultures, Ylli Pango. Te hipur mbi ate pele, por dhe ne disa kuaj te tjere, kane shetitur Antigonene turiste te shumte, te cilet nuk munguan si per rastesi as ne ate dite te ftohte dhjetori te shfaqeshin para nesh teksa benin fotografi mbi kuaj dhe vizitonin rrenojat e qytetit antik. Kjo lloj shetitjeje teper origjinale eshte edhe shume praktike, pasi te lejon qe te vizitosh brenda disa oreve parkun e madh mbi mal, gje te cilen me kembe nuk e realizon dot per shkak shtrirjes se gjere te terrenit dhe çrregullsise se tij.

Germimet dhe ekspeditat arkeologjike
Kerkimet arkeologjike ne Antigonene e lashte u nderprene aty nga fundi i viteve ’80 dhe kane rinisur ne veren e vitit 2005, me iniciativen e Institutit Arkeologjik te Tiranes dhe Departamentit te Kerkimeve Prehistorike e Klasike te Lashta me qender ne Janine. Drejtori i Parkut te Antigonese thote se “vezhgues greke te lashtesive me eksperience si Konstandinos Zahos dhe Angjelika Duzugli, arkeologet Vivi Karaxeni e Jorgjia Plaku, se bashku me shkencetare e vezhgues shqiptare te lashtesise, si Muzafer Korkuti e Shpresa Gjongecaj, apo arkeologu sarandjot Dhimiter Çondi e shume te tjere, te rinj e te vjeter, vendas e te huaj, jane ata qe vazhdimisht kane shfaqur interes per zbulimet e historise dhe vlerave qe fshihen nen siperfaqen e Antigonese antike”. Kerkimet me te fundit nga ekspeditat e zhvilluara ne Antigone synojne qe te vazhdojne punen me germime te tjera ne te ardhmen, pikerisht aty ku gjithçka u nderpre 20 vjet me pare. “Presim qe te zbulojme teatrin e tempullit dhe nekropolit, si dhe te bejme rilevimin topografik ne nje hapesire te gjere arkeologjike me metoda moderne topografike dhe aerofotografime”, – tregon Serjani.
Por, eshte per te ardhur keq kur ndesh ne raste te tjera te dhimbshme, qe nuk kane munguar ne te shkuaren, siç ishte ai i nje varreze monumentale te tipit maqedonas, e cila u zbulua nga nje ekspedite e vitit ’95 dhe u shkaterrua barbarisht me dinamit e lende te tjera eksplozive prej trafikanteve te antikuareve gjate ’97-s.

Antigoneja, qyteti qe Pirroja i Epirit i dhuroi gruas se pare
Historia dhe emri i Antigonese, sipas arkeologut Neritan Ceka, ka terhequr historianet e arkeologet, sepse lidhet me emrin e Antigones, gruas se pare te Pirros. Antigona ishte e bija e Berenikes (Brikenes), nje princeshe maqedonase, bashkeshorte e mbretit Ptoleme te Egjiptit. Historiani i lashte grek, Plutarku, rrefen se kur Pirroja ishte 17 vjeç, nje kryengritje e rrezoi nga froni dhe fillimisht kaloi ne sherbim te mbretit Demeter te Maqedonise e me pas u dergua ne oborrin e mbretit Ptoleme te Egjiptit. Sipas Plutarkut, “... meqenese ishte i shkathet per te bere per vete te fortet, ashtu sikurse urrente frikacaket dhe ishte mbi te gjitha i sjellshem e i urte ne jete, Pirroja u zgjodh midis princerve te tjere per t’u martuar me Antigonen, njeren prej vajzave te Berenikes”. Kjo martese e rriti me teper emrin e Pirros. Duke pasur edhe ndihmen e gruas se tij, Antigona, ai arriti te mbledhe te holla e ushtri dhe u nis per ne Epir, per te fituar fronin e sovranit. Sipas disa burimeve te tjera te antikitetit, thuhet se Pirroja i Epirit e perjetesoi mirenjohjen ndaj vjehrres e bashkeshortes, duke themeluar dy qytete me emrat e tyre, Berenika ne Thesproti dhe i dyti ne Atintati. Per arkeologet dhe ekspertet shqiptare e te huaj te antikitetit, lugina e Drinos ne qarkun e Gjirokastres vleresohet si nje nga zonat me numrin me te madh te siteve arkeologjike dhe me intensitetin me te madh te qendrave te banimit ne lashtesi. Numerohen rreth 20 qytete dhe fortifikime antike, tuma dhe varre monumentale, tempuj dhe teatro antike nga fillimi jugor i lugines ne Selo te Dropullit te Siperm ne kufi me Greqine, ne Melan dhe Sofratike, e deri ne Lekel, ne pjesen veriore te lugines.
Ne kete kontekst, Antigoneja eshte pa dyshim kryeqendra e gjithe qyteterimit te lashte te zones. Vendosur ne nje pike dominuese mbi kodren e Jermes, ne krahun e djathte te rrjedhes se mesme te lumit Drino, ne jugperendim te fshatit Saraqinishte, perballe Gjirokastres, Antigoneja, qyteti qe u ndertua me nje urdher-dekret te Pirros, ne nderim te bashkeshortes se tij Antigona, si nje sfide dashurie dhe qe u dogj brenda nje nate, me nje urdher te gjeneralit romak Pal Emilit ne shenje hakmarrje si sfide e urrejtjes, nuk arriti te mbushte as dy shekuj jete.

Shtrirja e Antigonese
Qyteti antik i Antigonese ka pamjen e nje delfini, pasi ndodhet midis dy kreshtave, qe lidhen me njera-tjetren nepermjet nje qafe te ngushte. Kreshta e anes veriore, me lartesi 700 m mbi nivelin e detit, ka ne maje nje shesh te vogel, kurse kreshta jugore e larte 600 m, eshte e formuar nga nje numer tarracash qe palosen me njera-tjetren. Siperfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashte mureve fortifikuese llogaritet rreth 60 ha, ndersa Parku Arkeologjik kap nje siperfaqe te pergjithshme rreth 90 ha.
Territori i qytetit antik ka qene i rrethuar me mure te forta me gjatesi rreth 4 000 metra qe mbronin qytetin ne te gjitha anet e sidomos ne pjesen jugore dhe perendimore, ku rrezikohej me teper per vete natyren e terrenit. Kodra me e larte lidhet me vendbanimin me ane te nje korridori 4 metra te gjere te formuar nga dy linjat e mureve rrethuese. Keto te fundit kane trashesi 3.50 metra dhe ruhen ende ne nje lartesi deri ne 3 metra. Muret fortifikuese dhe ato te shumices se banesave te zbuluara deri tani, jane te ngritura me blloqe te medha e mesatare prej guresh gelqerore te nxjerre nga shtresat shkembore e malit te Lunxherise. Antigoneja u ndertua nga Mbreti i Molloseve, Pirro, ne vitin 295 Para Krishtit. Njehsimi i vendndodhjes se Antigonese per vite me radhe e dekada kishte qene objekt i debateve shkencore. I perket arkeologut shqiptar Dhimosten Budina, i cili me germimet qe beri rreth viteve ’70 arriti te zbuloje disa tesera votimi te argjendta me emblemen e Antigonianeve. Qyteti eshte vendosur mbi dy kodra, ne vendin e quajtur Jerma, ne pjesen jugperendimore te fshatit Saraqinishte, 14 kilometra larg, me rruge automobilistike nga Gjirokastra e sotme. Pothuajse krejt pjesa urbane e qytetit antik eshte rrethuar me mure mbrojtese dhe fortifikuese, me gjatesi afro 4 kilometra. Fatkeqesia e vetme e diteve te sotme mbetet pikerisht kjo distance prej me pak se 15 km rruge, e cila e mban peng Antigonene, larg turisteve vendas e te huaj dhe e ben te veshtire per t’u vizituar. Me nje veture te tipit fuoristrade, siç ju thame dhe me lart, duhet mbi 1 ore e gjysme per shkuar ne Antigone, kohe e cila nese do te reduktohej, pa dyshim qe do te sillte rritje te vizitave ne park. Nje rruge, e cila shpresojme qe te rregullohet e te shtrohet sa me pare, siç eshte premtuar nga zyrtaret e larte te qeverise. Kjo do te sjelle nje rijetezim te Antigonese dhe do te perqendroje ekspedita te shumta turistike e arkeologjike ne kete vend.

Zbuluesit dhe zbulimet e Antigonese
Drejtori i Parkut Arkeologjik te Antigonese thote se “pavaresisht faktit qe arkeologu shqiptar Dhimosten Budina njihet zyrtarisht si zbuluesi, identifikuesi dhe interpretuesi i Antigonese, gjurmimet e para aty jane bere ne prag te Luftes se Pare Boterore nga arkeologu grek S. Evangelidhi. Shenime me te hollesishme ka dhene prof. N. G. L Hammond, i cili vizitoi rrenojat e Jermes ne vitet ‘30 te shekullit ne vazhdim. Ky gjurmues e njohes i mire i Epirit, veç te tjerave, ka bere perpjekje edhe per datimin e sistemit fortifikues te Jermes dhe per analogji i inkuadroi keto mure me ato te Leklit, te ndertuara ne periudhen e hershme helenistike. Germimet sistematike te ndermarra ne Jerme qysh prej vitit 1966 nxoren ne drite nje material arkeologjik mjaft te pasur, qe ndryshoi rrenjesisht perfytyrimet per kete vendbanim”.
Persa u perket gjetjeve interesante arkeologjike nder vite nga ekspeditat e ndryshme ne Antigone, nder to mund te permendim nje numer te konsiderueshem materialesh te plota e te pjesshme prej balte, metali etj., te cilat gjenin perdorim ne jeten e perditshme te banoreve te qytetit antik. Veglat bujqesore te zbuluara ne kete vend jane po kaq interesante, duke nisur qe nga kosat e draperinjte, kosoret, sqeparet, daltat e çekiçet, veglat per regjjen e lekures, enet e bronzta te zbukuruara me figura mitologjike si Poseidoni, Sfinksi e Serena etj.

Petrika Grosi : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama