Rose Wilder Lane vjen me titullin “Zonja Lane per Shqiperine”, por, ne fakt, titulli origjinal i librit te saj eshte “Peaks of Shala”, duke na cuar menjehere ne malesite tona, thepat e Veriut. E duket se nuk eshte aspak rastesi asgje qe gjendet ne radhet e tij, pasi Lane eshte nje nga pionieret e perparimit te femres ne Amerike, ne vitet ’20-te te shekullit te kaluar dhe qe, ne nje nga udhetimet e saj ne Shqiperi, arriti te dokumentoje dhe te vleresoje kulturen dhe historine tone, bukurine natyrore, por edhe mikpritjen e shqiptareve.
Aq sa zeri i nje autoreje te madhe amerikane, e cila percjell “te vertetat e saj te medha per Shqiperine” gjejme edhe nje intelektuale shqiptare, vajzen e re, Dori, e cila, pas studimeve ne Amerike, tani duket se ajo eshte shnderruar edhe ne strehezen e jetes se saj. Por duke mos i ndare syte asnjehere nga Shqiperia, dhe kjo provohet nga ky perkthim, i cili percjell nje Shqiperi te panjohur me pare nga ne. Duke e shnderruar ne te prekshme edhe per shqiptaret kete copez jete - sic shkruan Dori - jo per ate vendin qe me zor gjendet ne harte... jo... eshte jete nga bota e pafund e shumengjyrte, romantike qe ju jepet nga nje udhetare, qe ecen dhe ecen ne udhe te pashkelura me pare...”. Ajo cka konstatojne te gjithe ata qe e kane marre ne dore librin, para se lexuesi ta gjeje ne librari, pohojne njezeri se ne keto radhe gjendet shume dashuri per shqiptaret. Sikunder edhe thuhen te verteta te hidhura, por qe duhet t’i shohim ne sy, pasi edhe e keqja eshte pjese e jona. Mirepo, kjo nuk eshte e para femer e botes qytetare, e cila shkruan per vendin tone, duke na cuar ne skuta qe as vet s’kemi mundur t’i shohim drejt. Studiuesi Shaban Sinani ne fjalen e tij, theksoi: “Gjate kohes kur kam qene ne Arkivin e Shtetit, si drejtues, kam gjetur nepermjet dokumenteve se jane me se 25 zonja amerikane e angleze qe kane bere studime te mirefillta per Shqiperine. Pse gjithe kjo joshje?!”. E pranon se ndoshta kjo eshte nje ceshtje e cila kerkon vemendje dhe te studiohet me tej.
Por, per t’u ndeshur me dashurine e saj, mjaft te lexosh pak radhe si: “Nese nuk sheh Shqiperine, humb nje nga rastet e rralla ne jete. Ne gji te atyre maleve, atje lart ka qytete parahistorike, legjenda te vjetra, kenge, zakone, per te cilat nuk di askush…”, eshte vetem pak nga ajo cka ka shkruar autorja ne liber. Po eshte dashur te shkoje nje shekull qe te gjendet ajo cka eshte shkruar prej saj per Shqiperine, e me pas fale shqiperimit te Dori Molles, te flase shqip.
Perkthyesja Dori Molla
Dori S. Molla, perkthyesja e librit, jeton dhe punon ne Nju Jork, ku edhe eshte diplomuar me rezultate te larta ne Hunter College. Si krijuese dhe promovuese arti, ajo ka vene ne skene nje pershtatje moderne te tragjedise “Romeo dhe Xhulieta” dhe ka ideuar, krijuar e drejtuar dy emisione te suksesshme radiofonike nga Nju Jork. Shkrimet e Dorianes jane botuar ne shqip e anglisht dhe ajo vazhdon te jete aktive ne nje grup shkrimtaresh ne vendin ku jeton. Molla jeton me idene se arti eshte jo vetem interpretuesi me i bukur i ndjenjave njerezore, por edhe ndermjetesi me i mire i kulturave te larmishme.
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone











