Do te kendojne ne naten e pare te festivalit
Grupi Elita 5 Quhen kështu se që në hapat e tyre të parë, mesi i viteve 80-të, kanë tentuar muzikën profesionale. 5 se janë pesë anëtarë në grup. Grupi është krijuar në fillim të viteve të '90 në Tetovë nga Nexhat Mujovi. Anëtarët e grupit janë: Nexhat Mujovi - Wirusi (Sintisizer - Producent) Mevaip Mustafi (solo kitarë); Besim Ibraimi (daulle); Arif Ziberi (vokal); Agron Idrizi (bass kitarë); Më shumë se pjesëtarë të një bande, djemtë tetovarë duken se janë miq të mirë,lënë njëri-tjetrin të flasë në emër të tyre.
Sigurisht që biseda përballohet nga Nexhati, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Virus, dhe nga Arifi, pa zërin e mrekullueshëm të të cilit "Elita 5" nuk do të kishte jetë. Flasin ata ngase janë më të shkathëtit e ajo çfarë ata thonë gjen miratimin e Agronit, Nevipit dhe Besimit. E ndërsa albumi "Al Kapone" i ka hapur dyert e suksesit djemve tetovarë, publiku shqiptar shijon për herë të parë muzikën e kënduar prej tyre në Festivalin Kombëtar të viti 1994. E ndërsa ai që është dëshmitar i koncerit të "Scorpions"-ave në Tiranë, e di mirë që djemtë patën një sukses të padiskutueshëm. Pse jo, mund të ketë ndodhur që një pjesë e publikut të jetë në sallë pikërisht pse aty janë "Elita 5". Grupi “Elita 5” është i vetmi grup që ka pasur nderin të bëjë muzikë me Skorpionsat,koncerte që sigurisht se çdo kushi ka ende të freskëta në memorjet e tyre, këtu vlen të theksohet edhe koncerti në ROYAL ALBERT HALL në Londër dhe koncerti I organizuar është grup muzikor i zhanrit të muzikës rok.
Do te kendojne ne naten finale te festivalit Grupi italian "Neri Per Caso"
Pjesetaret e ketij grupi qe kendojne ne korr, pa nevojen e intrumentave muzikor, jane 6 djem te rinj nga Salerno ne Itali.Grupi ka filluar te kendoje ne '91, por djemte njihen me njeri-tjetrin shume kohe me pare . Domenico Pablo(alias Mimi) dhe Gonzalo jane vellezer dhe kusherinj te Ciro dhe Diego, edhe keta vellezer midis tyre , dhe me dy te tjeret njihen qe prej kohes se jimnazit. Cdo njeri prej tyre mund te luaje nje apo me shume instrumente muzikore, Ciro dhe Diego Caravano kane frekuentuar konservatorin, por asnjeri prej tyre nuk ka marre leksione kantoje.Perpara se te beheshin te njohur, djemte kendonin ne lokalet e provincave, ne anijet turistike dhe ne festat popullore.Me pas vjen suksesi me fitoren ne seleksionimet e "Nuove proposte"("Propozime te rinj") ne Festivalin e Sanremos ne '95, me kengen "Le Ragazze("Vajzat")" dhe menjehere Neri per caso jane shume te kerkuar ne trasmisionet radiofonike dhe televizive.
Menyra e tyre e te kenduarit, me pare pothuajse e panjohur ne Itali, nxit interesim te madh dhe disku i tyre i pare, qe permban kenge te njohura italiane, shitet ne shume kopje. Vitet tjeter grupi perserit eksperiencen e festivalit, duke arritur ne vendin e peste midis kengetareve te njohur ("Big"),por kete here me nje kenge qe lejon te shoqerohet me instrumente muzikore, "Mai piu' Sola"("Kurre me vetem"). Disku i tyre i dyte, i quajtur "Strumenti(" Instrumente")" eshte realizuar me instrumente akustike, elektronike dhe rrethanor ( gota, luge,...) qe krijojne atmosfere te vecante, te ndryshme ne cdo kenge. Disku i trete, qe del ne prag Krishtlindjesh te '96, permban perpunime te kengeve te njohura te Krishtlindjeve si "White Christmas","Oh Happy Day" dhe kengen e bukur te John Lennon dhe Yoko Ono "Happy Xmas(War is over)" te kenduar ne kor, si dhe "Quando" kengen e tyre te interpetuar ne filmin vizatimor te Disney, ne metrazh te gjate "Il gobbo di Notre-Dame".
Disku i katert i Neri per caso, qe del ne fund te nentorit te '97, dhe tregon nje rritje artistike te 6 djemve.Permban 12 kenge nder te cilat 3 jane ri-interpretime te kengeve italiane dhe nje ri-interpretim te nje kenge te huaj "Jamming " te Bob Marley. Neri per caso kane dhene kontributin e tyre per tekstet e kengeve italiane duke krijuar nje CD qe pershtatet shume mire karakterin e tyre dhe te kenaqur nga puna e bere i kane vene CD-se me emrin e grupit, meqense e ndiejne plotesisht te vetin.CD eshte e kenduar e gjitha ne kor, vetem ne kengen "Volare Via(" Te fluturosh tutje")" zerat e tyre shoqerohen nga notat e nje pianoje.
Grupi suedez "Rednex" Rednex fillimisht ishte krijimi i producenteve suedez , Örjan "Öban" Öberg, and Pat Reiniz,qe vendosen te perziejne muzike country me ate eurodance. Emri Rednex u zgjodh si nje homonim me fjalen ne anglisht “rednecks”. Grupi riperpunoi kengen e folk-ut tradicional “ Cotton Eyed Joe” ne nje kenge dance qe u shpernda ne vitin 1994 dhe qe pati nje sukses boteror. Nder kenget hite te tyre mund te listojme: "Cotton-Eye Joe" (1994) "Old Pop in an Oak" (1995) "Wish You Were Here" (1995) "Wild 'N Free" (1995) "Rolling Home" (1995) "Riding Alone" (1997) "The Way I Mate" (1999)
"The Spirit Of The Hawk" (2000) "Hold Me For A While" (2000) "The Chase" (2001) "Cotton-Eyed Joe 2002" (2002) "Mama Take Me Home" (2006) "Fe Fi (The Old Man Died)" (2006) "Anyway you want me" (2007) "Looking For A Star" (2007) Pasi kane qendruar ne hitparade Top 40 te 10 vendeve te ndryshme, erdhi koha qe grupi te lanconte nje Greatist Hits, nje koleksion me kenget me te mira te tyre. Albumi i fundit i nxjerre nga Rednex eshte “The best of the west” (“Me e mira e perendimit”). Ai permban kengen e shitur ne 4 milion kopje, “Cotton Eye Joe”( “Joe me syte e pambukte”), “Old Pop in an oak”, “Wish you were here”,”Spirit of the hawk” , 6 kenge hite te tjera dhe kenge te reja. Qe prej nxjerrjes se kenges se tyre te pare , Rednex jane artistet qe kane qendruar me shume jave ne vendin e pare ne hitparade-in gjerman qe prej 1980, me nje qendrim prej 25 javesh.
Ajo qe ne fillim u krijua ne Suedi me 1992, bazuar ne muziken e folk tradicionale skoceze, eshte sot nje grup i madh producentesh nderkombetar, shkrimtaresh, performuesish, dizenjatoresh arti, programuesish, animatoresh etj; me nje menyre unike te punuari dhe grumbullimi idesh ne nje grup qe pelqejne boten e “perendimit te egerr”. Performuesit e kesaj lloj rryme jane prej vendesh te ndryshme ( Mbreteria e bashkuar, Suedia, Hollanda) dhe ata kane zgjedhur Amsterdamin si shtepine e tyre te perbashket, duke shkaktuar nje “emigrim” te te gjithe grupit. Kjo , per shkak qe te ishin me afer botes se bisnesit muzikor dhe jetes me rritem maramendes qe te lejon kryeqyteti hollandez. Anetaret e grupit: Scarlet – vokalistja femer Dagger - vokalisti mashkull Joe Cagg - vokalist dhe kitar Jay Lee - violin dhe kitar Keta jane qe te gjithe pjesemarres ne projektet e krijimit te kengeve dhe te organizimit te tureve koncertore. Nqs ne fillimet e tij , 10 vjet me pare, grupi ka pasur vetem keta 4 anetare, ne ditet e sotme numerohen rreth 11 performues te grupit.
Marre nga : Festivali











