RTSH si organizator i Festivalit te Kenges premton shume risi edhe per kete vit.
Prezantuesit: Elsa Lila dhe Piro Cako, kengetare te njohur, por paraqiten kete here me pervojen e tyre te pare si prezantues te festivalit.
Elsa Lila eshte e sigurte se edhe si prezantuese do te arrije suksesin qe ka patur si kengetare ne vitet 1996- 1997.
Pirro Cako, kantautori i njohur. Ai e vlereson si dicka shume te bukur rolin e prezatuesit te festivalit. Si pjese e spektaklit, por jo e konkurrimit, kenget do te riinterpretohen edhe ne formen e kolazhit me kengetare te njohur, pjesemarres ne vite ne festivalet e RTSH.
Edhe orkestracioni i kolazheve do te jete i ndryshem nga orkestracioni i kenges konkuruese.
Te ftuar: Elita 5, Grupi italian Neri per Caso, Grupi suedez Red Neck Festivali i 46-te i Kenges ne RTSH do te zhvillohet ne sallen e Pallatit te Kongreseve, ne Tirane. Dy netet perzgjedhese jane ne datat 14 dhe 15 dhjetor dhe ne secilen kendohen 15 krijime te reja. Nata finale eshte me 16 dhjetor. Kenga fituese e Cmimit te Pare do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong, i cili kete vit mbahet ne Beograd.











