Duke folur per Ndre Mjeden dhe rolin e tij ne gjuhen shqipe, Kolec Topalli do ta cilesonte ate si nje artist te fjales dhe njohes i mire i gjuhes, levrues i rralle i saj dhe gjuhetar me vlera te medha. "Ne vepren e tij, vijoi Topalli, gershetohet mjeshteria poetike me gjuhetarin e shquar, duke dhene shembullin e perdorimit te sakte te gjuhes, me ndertime fjalish e sintagmash, sipas natyres se shqipes, te cilat mund te gjejne shume lehte udhen per t'u perdorur ne ditet e sotme".
Kumtesa e prof. dr. Kolec Topallit, "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe" ishte e mbushur me shembuj konkrete te perdorimit te gjuhes nga poeti i shquar, interpretimi i te cilave ne auditor nga kumtuesi krijoi emocione per te pranishmit. "E gjithe kjo pasuri gjuhesore e vepres se ketij poeti te talentuar, qe nuk eshte perfshire ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, mund te rigjallerohet, duke pasuruar gjuhen e sotme shqipe, qe sipas shprehjes se Bardhit, "po prishet e po bastardohet sa ma pare te ve".
Eleganca poetike
Ndersa, duke iu referuar vepres poetike, Kolec Topalli tha se "te Mjeda gjejme jo vetem fjale te shqipes, te perdorura me mjeshtri dhe elegance, por edhe forma gramatikore me vlera te vecanta, sintagma dhe frazeologji, qe i japin gjuhes se ketij artisti zhdervjelltesi te vecante dhe thellesi mendimi, qe jepen me fjale te pakta". Topalli shtoi se "ne to gjendet shkurtesia e shprehjes, lakonizmi, ekonomia gjuhesore, te cilat poeti i mori ne te folmen e vendlindjes dhe i perpunoi me tej".
Mjeshteria e sistemit foljor
Nje tjeter element, qe u evidentua ne kumtesen e zotit Topalli, ishte ajo qe ne format e shumesit, ndonje trajte e perdorur nga poeti dhe ne pergjithesi nga dialekti geg, mund te integrohet ne gjuhen shqipe te sotme, pasi e ka me te qarte funksionin e dallimit te kategorive gramatikore te numrit.
Per sistemin foljor, Topalli thote se, "Mjeda perdor me mjeshtri format e pjesores, qe shprehin me nje menyre te shpejte e me nje fjale te vetme gjendje te caktuara. Po keshtu, nje mori ndertimesh te larmishme gjenden ne vepren e Mjedes edhe ne fushen e ndajfoljeve, ku poeti perdor per kete qellim mbiemra me prapashtesen "shem", pak te njohur ne shqipen e sotme, ku ka madje shpeshhere shkaterrime e keqperdorime te tyre, edhe si mbiemra, duke u perdorur mbiemrat pjesore ne vend te tyre", tha z. Topalli.
Fjale qe pak njihen
Kumtuesi Kolec Topalli evidenton se ne vepren e Ndre Mjedes, qe eshte nje njohes dhe levrues i mire i gjuhes, gjenden edhe mjaft fjale qe nuk njihen ose jane pak te njohura ne shqipen e sotme. "Por ato do te ishin per te nje pasuri me shume", thekson Topalli. Ai permend emrat "hae" per ushqim, "ndeje" per banese, "trame" per frike, "gjashtore e kacatore" per lloje armesh, "shpuer" per vrime, "ndale" per pengese, etj.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











