8 Dhjetori koncert madheshtor ne sheshin “Skenderbej”

8 Dhjetori, koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”
Koncerti vjen në kuadrin e 8 Dhjetorit, që është Dita e Rinisë dhe Pluralizmit Shiptar. Nën moton “Rini, Demokraci, Integrim”, ky koncert do të jetë i pari në listën e aktiviteteve të ndryshme artistike e kulturore që do të zhvillohen gjatë kësaj jave nga institucionet më të rëndësishme kombëtare, të cilat janë në varësinë e Ministrisë së Turizmit, Rinisë Kulturës dhe Sporteve.

Qëllimi i gjithë kësaj feste, veç të tjerash është edhe ai historik, përkujtimi i përmbysjes së diktaturës komuniste dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Veç këngëtarëve, ta pranishëm në koncertin e 8 dhjetorit do të jenë edhe fëmijët e shkollës së baletit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me koreografi të Albi Nakos, kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Njëherazi, është menduar që në ekrane gjigande të vendosura në pikat e dukshme të qendrës së kryeqytetit të shfaqen sekuenca filmike nga ajo që ndodh në skenë, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe shijojnë spektaklin.

Si një risi e këtij spektakli, do të shfaqet dhe përmbajtja e skenarit; Do të evokoohen ato momente emocionuese të protestave studentore të fillimviteve ’90 dhe lëvizjen për liri e demokraci.

Natyrisht, në këtë ditë nuk mund të anashkalohen herojtë e demokracisë Azem Hajdari e Arben Broci, për të cilën do të zhvillohen homazhe të veçanta. Gjithashtu, do të kujtohet edhe slogani i famshëm i viteve ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Çështja mbarëkombëtare shqiptare siç është pavarësia e Kosovës, do të jetë një tjetër objekt mbi të cilin do të kryhen omazhe speciale, duke falenderuar kështu përkrahjen e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë gjatë këtyre 17- viteve shqiptarëve dhe kauzës së tyre. Regjisor i gjithë këtij spektakli madhështëor, që pretendohet të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë deri më sot do të jetë Hervin Çuli.

“Thai-ekspo”, fryma orientale në Galeri “Zenit”

“Thai-ekspo” titullohet ekspozita e radhës që është inaguruar mbrëmjen e djeshme në galerinë private “Zenit” në Tiranë. Kjo ekspozitë, që do të qëndrojë e çelur deri më datën 20 dhjetor, sipas drejtorit të galerisë “Zenit” Krenar Zejno është krejt e veçantë; Ajo sjell për herë të parë në vendin tonë copëza nga shpirti dhe hukamë fryme tajlandeze përmes veprave të realizuara me mjeshtëri dhe muzë nga artistja Jee Sa Ngiam. Gjithçka do të shoqërohet me muzikën përkatëse të përzgjedhur enkas me këtë rast, çka do ta bëjë publikun që ta përjetojë më thellë emocionet e shkaktuara nga objektet e etnosit dhe imazhet e Tajlandës, çka vjen nën dritën e Orientit të Largët e të qirinjve.

Petrika Grosi : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama