Nuk mungojne as ana folklorike, vjershat, rrefimet, deri te detajet mbi institucionet e Tropojes dhe punonjesit e tyre, ku mund te gjejme informacione te ndryshme mbi Forcat e Armatosura, forcat e Rendit, Sigurimit, e shume e shume te tjera. Dikush qe ka lexuar kete liber mund te thote se e ka vizituar te pakten njehere Malesine e Gjakoves, Tropojen. Ky liber eshte i treti ne kete gjini per autorin Malaj, i cili i ka kushtuar jo pak, por plot 1400 faqe vendlindjes se tij Tropojes dhe gjithçkaje lidhur me te. Kjo veper mbush dhe ploteson me informacione te shumellojshme historike e shkencore ate boshllek qe ekziston prej kohesh ne lidhje me historine e Malesise se Gjakoves dhe Tropojes, duke filluar qe nga Lashtesia e deri ne ditet e sotme.
Marre nga : Gazeta Albania











