Shqiperia e virgjer me favoritja e Mesdheut per turizmin arkeologjik

Shqiperia e virgjer, me favoritja e Mesdheut per turizmin arkeologjik
“Shqiperia ka mundesi te jashtezakonshme per te zhvilluar kete lloj turizmi”, - tha drejtori i Panairit, Ugo Picarelli, duke vleresuar perfaqesimin e vendit tone per here te pare krahas shume vendeve te tjera te rajonit te Mesdheut. Shqiperia Arkeologjike u prezantua ne pavijonin “Posedonia”, bashke me shtete te tjera mesdhetare si Algjeria, Libia, Maroku, Siria, Turqia, Tunizia, Serbia dhe Malin e Zi. Nisma per te ndermarre nje aktivitet te tille eshte ndermarre nga Ministria e Kultures, Instituti i Monumenteve, Fondacioni per ruajtjen e vlerave te Gjirokastres. Sipas drejtorit te IMK-se, Lorenc Bejko, “ky ishte rasti i pare per vendin tone qe ekspozon pasurite e saj arkeologjike ne kete panair, te organizuar nen kujdesin e Presidences se Republikes italiane”.

Pjesemarrja e Shqiperise
Ne stenden e pergatitur nga Shqiperia prezantoheshin, permes formash te ndryshme, zonat arkeologjike me te njohura. Permes videove, katalogeve, posterave, DVD-ve dhe formave te tjera, Instituti i Monumenteve te Kultures dhe “Net Vision Studio” bene te mundur pergatitjen dhe sjelljen e imazheve dhe vlerave me te njohura te ketij vendi ne aktivitetin qe konsiderohet nder me te njohurit ne bote persa i perket turizmit arkeologjik. Ky prezantim eshte realizuar me mbeshtetjen e ministrit Pango. Gjate kater diteve te panairit, i cili pati me mijera vizitore nga Italia dhe vendet e tjera, stenda e Shqiperise ngjalli interes te madh, pasi vendi yne prezantohej per here te pare ne kete aktivitet. Stafe te specializuara akademike dhe profesionale, por dhe nga grupe dhe perfaqesues kompanish, vendesh dhe turistesh, u treguan teper te interesuar per Shqiperine Arkeologjike.

Rendesia e panairit
Drejtori i ketij panairi, Ugo Picarelli, thote se “objektivi kryesor i tij ishte lançimi i kulturave te reja”. “Me prezencen e Shqiperise ne kemi hapur nje atmosfere ballkanike qe, bashke me pjesemarrjen e Serbise, Malit te Zi dhe Kroacise, e thekson edhe me teper aspektin Mesdhetar, i cili, ne kontekstin e zgjerimit te Europes fiton nje rendesi te veçante”, - thote Picarelli. Ai pohon se “trashegimia kulturore dhe arkeologjike e Ballkanit duhet vleresuar, veçanerisht ajo e vendeve te vogla, ku ben pjese edhe Shqiperia. Duhet te perpiqemi qe ne kete panair te ngjallim interesin e turisteve, me qellim qe, gjate muajve kur fluksi turistik eshte ne pikun e vet, ata te vizitojne edhe vendet e Ballkanit”, - thote Picarelli. “Shqiperia qe jo vetem ka nje pasuri te jashtezakonshme kulturore e natyrore, por fakti qe ajo ndodhet mes vendeve turistike tashme te afirmuara si Greqia, per shembull, i jep perparesi dhe shanse shume te mira promovimit te saj”, - thote Picarelli. Sipas organizatoreve te panairit, “Shqiperia pati nje standard te larte te ofruar ne te gjitha elementet e saj per kete prezantim”. Panairi ngjalli interesin e mediave te medha nderkombetare si Rai Uno, Rai Due, Euro News, ZDF dhe gazetave dhe revistave me te specializuara europiane dhe rajonale. Turizmi arkeologjik ne Itali, Greqi, por edhe ne vendet e tjera te rajonit, eshte zhvilluar me ritme te shpejta vitet e fundit. Tashme edhe Shqiperia eshte perfshire ne nismat dhe guidat e njohura europiane dhe boterore per promovimin e vlerave te trashegimise kulturore, te cilat do te ndikojne ne zhvillimin e turizmit arkeologjik, por edhe te sektorit te turizmit ne pergjithesi ne vendin tone.

Do. Me. : Gazeta Albania



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama