Punet e tij mund te gjenden ne koleksione te ndryshme pikturash ne galerite private te Frances, Anglise, Zvicres, Amerikes, Kanadase etj. Persa i perket piktorit Elezi dhe vlerave qe ai sjell me kete ekspozite, duhet thene se disa prej puneve te paraqitura jane mjaft te arrira, sidomos portretet dhe peizazhet. Nje realizem qe gati-gati ne disa raste mund te quhej i frikshem per emocionin dhe ndjenjen qe te ngjall teksa shikon portretin e plakes me cigare, apo dasmen dibrane. Te krijohet pershtypja sikur personazhet jane ende ngjalle, te veshtrojne dhe do te dalin sakaq nga piktura. Penelatat jane te kombinuara me mjeshteri dhe ngjyrat here te zjarrta e here te embla perdoren ne funksion te idese, frymezimit, binarit imagjinar me te cilin piktori mundohet ta çoje trenin e mendjes njerezore ne situatat, qytetet, ngjarjet qe ai ngrin, e njekohesisht u jep jete ne telajo. Interesante jane edhe ato pune te pakta, ku Zaim Elezi shfaq tendenca surrealiste. Ashtu si ne pikture dhe ne komunikim, artisti eshte i sinqerte edhe ne çmime. Nese shpesh kemi pare se ndodh qe piktoret t’i fshehin çmimet e veprave dhe me pas t’i deklarojne te shitura me çmime fiktive e te larta sipas deshires per arsye egoje, inferioriteti apo kompleksesh te tjera, kjo nuk ndodh me Zaimin. Pikturat e tij kane çmimet e tyre qe mund te keqyren ne liste nga kushdo sipas qejfit dhe interesit. Nga 150 euro deri ne 4500-6000 euro. Nuk jane te lira per realitetin shqiptar, por nuk jane as te shtrenjta, gjithmone duke pasur parasysh vlerat e tyre dhe çmimin qe do te kishin ne nje vend tjeter. Por piktorit nuk i intereson aspak shitja.
Te pakten keshtu shprehet vete Zaimi. “Me mjaftojne disa tablo te shitura. Shitja me e madhe per mua jane miqte dhe artdashesit qe e kane vizituar ekspoziten dhe me kane dhene secili nga nje mendim. Them mendim sepse dukej qe nuk ishin furça. Kjo mendoj eshte arritje e madhe dhe vleresimi me i kendshem qe mund te prisja”. E teksa bashkebisedojme miqesisht me piktorin, zbuluam edhe gjera te tjera; Duke nisur qe nga absurdi i moslejimit te hapjes se kesaj ekspozite ne Galerine Kombetare te Arteve, nen nje pretekst qesharak, qe siç tregon Zaimi “pikturat i perkasin nje lloji tashme te dale mode...”. Per te kaluar me tej ne jeten e tij. Familja dhe piktura. Peneli dhe telajot bosh qe therrasin ne heshtje dhe e terheqin piktorin drejt tyre, e ne anen tjeter prinderit, femijet, gruaja qe serish e therrasin per te pasur prane. “I dyzuar mes familjes e piktures, te cilat njeherazi xhelozohen me njera-tjetren per kohen qe kalojne me Zaimin”. Keshtu do ta perkufizonte ne meditim e siper piktori situaten.
Ajo qe ndoshta nuk thame, ishte folklori dhe e vjetra ne punet e Zaim Elezit. Ai eshte i dashuruar sa me ndryshimet, aq edhe me te vjetren, me nje rrugice qe ngjan shemtarake, por qe pas 20 vitesh dikujt i kujton femijerine, gjyshin e gjyshen ulur duke pire duhan ne karrige. Perfundimisht, per te mos u bere te lodhshem as me lexuesin, i urojme suksese Zaimit, ne pritje te ekspozites se ardhshme!
Petrika Grosi : Gazeta Albania











