Romano Guardini flet shqip

Romano Guardini flet shqip
Të shkruara në fillim të viteve '50, në këto ese ai prek edhe çështjen e kontrollit të pushtetit njerëzor, pushtet që po rritet në mënyrë të pakontrollueshme. Si profesor teologjie dhe i filozofisë mbi konceptimin e krishterë të botës, si meshtar dhe si njeri që me një karrierë tipike akademike në Berlin, Mynih ku punon si lektor në disa nga qendra universitare, Guardini tenton t'i bëjë një interpretim thelbësor barbarisë së modernizmit, uzurpimit të pushtetit dhe keqpërdorimit konstant të tij.

Veç kësaj ai bën dhe një përkufizim të pozicionit të mendimit filozofik të krishterë në mes mes të kaosit të rrymave e lëvizjeve socio-politike e filozofike. Në fillim të esesë "Pushteti" ai shkruan: "Epokës së ardhshme, nuk do t'i duhet të përballet me problemin e rritjes së pushtetit, edhe pse ai rritet përherë e më shumë me një ritëm të përshpejtuar, por me problemin e zotërimit të pushtetit. Domethënia kryesore e kësaj epoke do të jetë detyra e rregullimit të pushtetit në mënyrë të atillë që njeriu, duke e përdorur, të mund të mbetet njeri. Njeriut do t'i duhet të vendosë të jetë i fortë si njeri, ashtu si edhe pushteti që është i madh si pushtet, përndryshe do të bjerë në lakun e pushtetit të vet dhe do të shkatërrohet".

Vepra eseistike "Fundi i epokës moderne. Pushteti" i Romano Guardinit, autor i 41 veprave, është përkthyer nga Gentian Vyshka.

Marre nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama