Shtypi bullgar eksplorim mbi Pavaresine e Shqiperise

Shtypi bullgar, eksplorim mbi Pavaresine e Shqiperise
E gjithe dita e sotme, do te mbledhe 34 historiane ne “Tirana International Hotel”, per te hedhur tezat e tyre me te fundit per Pavaresine e Shqiperise, ku flasin edhe te huajt per pasqyrimin e kesaj periudhe, teper te rendesishme edhe ne shtypin e huaj. Do te jete prof. dr. Sergey Roussev, qe do te percjelle ne seancen e pare te kesaj konference, ato cka jane shkruar ne shtypin bullgar per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.

Duke e cilesuar absolutisht si nje prej ngjarjeve me rendesi madhore ne historine e Levizjes Kombetare Shqiptare, historiani Sergey Roussev percjell per ne nje ane te panjohur deri me tani, ate te impaktit qe ka pasur kjo ceshtje ne mediat e huaja. Ne kumtesen, qe do te mbahet edhe sot prej Sergey Roussev, theksohet se, “interesimi per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise eshte pasqyruar jo vetem ne dokumentet diplomatike, por edhe ne shtypin bullgar te asaj kohe, i cili mendoj se shpreh ne nje mase te konsiderueshme edhe qendrimin zyrtar te Bullgarise kundrejt Levizjes Kombetare Shqiptare”. Ai vijon duke na bere me dije se ne shtypin shqiptar te kohes jane jo te pakta informacionet teper interesante per shqiptaret dhe shpalljen e pavaresise se popullit tone. Te dhena keto, te cilat jane te pa eksploruara nga historianet tane deri me tani, fakte qe vijne nepermjet referatit te historianit bullgar.

Ai ka mundur te hedhe drite per kete periudhe te historise pikerisht nepermjet atyre c’ka servirur shtypi, duke plotesuar ne nje fare menyre edhe mungesen e burimeve arkivore per kete ceshtje. Pos arkivave teper te vlefshme jane edhe ato cka jane shkruar ne shtypin e kohes. Ndaj edhe Valentina Duka ka preferuar te percjelle nje tjeter aspekt, ate te jehones qe ka pasur pavaresia e Shqiperise pertej Atlantikut. Ajo ka rene ne gjurmet e komenteve te shtypit amerikan 1912-1914. Duka thekson ne kumtesen e saj se, “duke filluar qe nga nentori i vitit 1912, shtypi amerikan njoftonte lexuesin e tij se ne Evrope ishte krijuar shteti me i ri i kontinentit plak, me emrin Albania. Pas ketij informacioni, nuk kishte dite te kohes ne vazhdim qe Shqiperia te mos ishte prezent ne faqet e gazetave me te medha te kohes ne Amerike, “New York Times”, “Los Angelos Times”, “Chichago Daily Tribune” etj”. Po kaq interesante jane edhe tezat apo kumtesat e te tjere personaliteteve, historianeve shqiptare apo jo. Disa prej atyre qe do te kumtojne jane prof. dr. Marenglen Verli, prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. as. dr. Ilira Caushi, akademik Kristo Frasheri, akademik Kristaq Prifti, prof. dr. Nevila Nika, prof. dr. Beqir Meta, - prof. dr. Sergey Roussev (Bullgari), prof. dr. Gazmend Shpuza, prof. dr. Fehmi Rexhepi, prof. dr. Urosh Lipushcek (Slloveni), prof. dr. Fatmira Rama, prof. dr. Fatmira Musaj. dr. Xhelal Gjecovi, Prof. assoc. dr. Hamit Kaba, prof. dr. Sabile Basha, prof. dr. Ana Lalaj etj.

Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama