Inxhinieri i ndërtimit, Ludwig Borchert, i cili është edhe zbuluesi i bustit të Nofretetes, themeloi në vitin 1907 Institutin perandorak gjerman për studimet e Egjiptit antik. Në këtë mënyrë shkenca e re e egjiptologjisë kishte mundësi t'i zhvillonte kërkimet e saj në Egjipt. Projekti më i njohur i studiuesve dhe arkeologëve gjermanë janë gërmimet në qytetin e
Elefantinit në afërsi të Aseanit. Në mes të shkretëtirës, në Abidos në afërsi të Luksorit, arkeologët kanë zbuluar edhe varrin më të lashtë mbretëror të Egjiptit, i cili datohet para mbi 5.000 vjetësh. Sot arkeologët nuk e shohin më veten si gjuetarë thesaresh të nëndheshme, por si mbrojtës të dijeve të antikitetit.
Në lidhje me interesin e arkeologëve gjermanë për Egjiptin Gynter Drajer punonjës pranë Institutit arkeologjik gjerman në Kajro thotë: "Këtu janë bazat e kulturës sonë. Këtu ka lindur shteti i parë qendor. Këtu është zhvilluar shkrimi i parë fonetik . Edhe në fushën e fesë rrënjët tona shkojnë në drejtim të Egjiptit, prej nga janë përcjellë drejt nesh prej grekëve dhe romakëve."
Me rastin e këtij përvjetori Instituti gjerman i arkeologjisë në Kairo prezantoi në Muzeun Egjiptian të Kairos objekte të gjetura gjatë gërmimeve të tij arkeologjike. Gjatë ceremonisë së rastit kryearkeologu i Egjiptit Zahi Hauas shfrytëzoi rastin për të kërkuar që Gjermania t'ia kthejë Egjiptit bustin e Nofretetit, që zbuluesi i saj Ludwig Borchert ia kishte falur muzeut egjiptian të Berlinit.
Marre nga : Dw-World.de











