Ne lidhje me kete çeshtje, Keshilli i Qarkut Durres, ne bashkepunim me Drejtorine e Trashegimise Kulturore ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, kane zhvilluar diten e djeshme ne Tirane nje seminar me temen “Amfiteatri i Durresit, njohja e nje monumenti per vleresimin e pasurise kulturore boterore”, aktivitet qe eshte shoqeruar edhe me nje ekspozite te organizuar enkas mbi Amfiteatrin e Durresit. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, ministri Ylli Pango eshte shprehur mes te tjerash: “Perkujdesja dhe hulumtimi i gjurmeve te lashtesise perben nje nga drejtimet themelore te punes, nderkohe qe me kete projekt qe ploteson kuadrin e nje studimi te gjithanshem me partnere kryesore nga Universiteti i Parmes, IMK-ja dhe Universiteti i Tiranes, shpresohet te arrihet ne realizmin e Parkut Arkeologjik Urban te Durresit, i pari i ketij lloji ne vendin tone dhe nje nder me te rendesishmit e Mesdheut”.
Marre nga : Gazeta Albania











