Me çmim te dyte, Jorgo Telio dhe me çmim te trete Çimi Bejko, Izet Çiuli, Theodhori Nikolla, Ligor Siti Lumo Kolesi, Xhafer Majko, Hasan Bushi. Ne revisten greke pashe te botuara poezi shqiptare edhe ne gjuhen shqipe, edhe ne gjuhen greke.
Poeti grek Ilia Zvarna, me intimitet me thote qe botuesja e revistes letrare greke, zonja Panajota Zaloni, eshte mirenjohese qe bashkepunon edhe me poete shqiptare. Qe ne fjalet e para te bashkebisedes na dha te kuptojme se shpirti i saj buron dashurine dhe respektin njerezor. Lexojeni dhe njihuni ne nje shpirt njerezor me tere kuptimin e madh te fjaleve.
Zonja Panajota, mund te na thoni dy fjale per revisten letrare “Keneno”?
Revista hyn ne vitin e saj te 5-te. Revista me merr te gjitha oret e jetes time. Ne kete reviste une perpiqem te prezantoj poetet e rinj. Dua te zbuloj talente. Udhetoj ne gjithe boten per te sjelle poetet e rinj ne revisten time.
Kesisoj, revista juaj letrare shitet edhe jashte Greqise?
Po, revista shkon ne Kine Australi, Kanada, SHBA, Indi, Meksike, Argjentine, Shqiperi. Dalja e pare e revistes jashte Greqise ishte Shqiperia, por shkon edhe ne France, Brazil.
Keni kritere per botimin e poezive?
Sigurisht. Poezive qe jane me te mira u japim nje vend te veçante botimi. Punojme per te nxitur poete, se jo te gjithe me poezite e para jane te talentuar, i botojme edhe si antologji me shenimin qe boton per here te pare. Cilitdo poet duhet t’i japim mundesine e afirmimit.
Keni botuar edhe poezi te poeteve shqiptare...
Eshte ne nderin tone te bashkepunojme dhe te botoj poezi te poeteve shqiptare. Kjo eshte realizuar qe nga fillimi i botimit te revistes. Fillimisht botuam poezi te Fatmira Lekes, te cilen me vone e njoha edhe nga afer ne aktivitetet e nje organizmi shoqeror ku bej pjese per te ndihmuar njerezit ne nevoje. Fatmira me hapi dhe horizontet e njohjes se Shqiperise. Kesisoj kam hapur porten e njohjes edhe me poete te tjere shqiptare, te cilet me dergojne poezi dhe ua botojme.
Si i vleresoni cilesisht poezite e poeteve shqiptare?
Tani, se fundi, kur organizuam edhe konkursin e poezise, mund te them se poezite e poeteve shqiptare jane cilesisht te arrira, dhe satirizojne gjera te cilat ne greket nuk mundemi t’i satirizojme.
Ke mund te veçoni nga poetet shqiptare qe ju botoni dhe njihni?
Kristaq Shabanin. Eshte nje shprese e poezise dhe me duket se ben edhe poezi politike. Petro Dudi, po keni edhe te tjere qe talentin do ta shpalosin ne te ardhmen. Ju e shikoni qe ne konkursin tone te poezise, nga poetet e huaj, poetet shqiptare jane ata qe u vleresuan me shume. Me botimet letrare bejme te njohur shpirtin tone poetik, dhe shohim boten tone shpirterore, shohim ndjenjat tona, pavaresisht dhe ne te kundert nga ajo figure qe na japin disa njerez ne rruge. Duam te themi qe ne çdo vend dhe çdo popull ka njerez me zemer te ndjeshme. Letersia eshte gjuha e vetme e mirekuptimit dhe e vellazerimit te popujve.
Çfare roli luan poezia ne miqesine e popujve?
Poezia eshte shume e rendesishme ne miqesine e popujve. Se pari letersia kultivon ndergjegjen e popujve, i ben njerez qe jane mbi çdo interes material. Poezia i ben njerezit te shenjte. Qielli eshte nje, dhe njerezit e shenjte qarkullojne ne qiellin e endrres e te deshires.
Ju me pohuat se jeni anetare e nje organizmi te ndihmes sociale...
Nevojat njerezore per te jetuar njerezisht te ndershem, me bene qe edhe une t’i kushtoj ore nga jeta ime njerezve qe kane nevoje per ndihme. Kur erdhet edhe ju per here te pare ne Greqi, kishte shume njerez qe e kishin te domosdoshme ndihmen. Dhe ne, qe kemi nje ndjenje te prekshme per dhimbjen njerezore organizuam nje grup shoqeror, nje organizem te ligjshem shoqeror, dhe organizuam edhe nje si mense popullore qe njerezit qe s’mundeshin te kishin nje gjelle te ngrohte per 150 veta. Une shkoj, sipas mundesive, dhe gatuaj. Dhe e di ku e ndiej mirenjohjen e asaj qe bejme per te miren e njerezve? Me takojne ne rruge njerezit qe ndihmojne dhe me perqafojne dhe me puthin. E kuptoni? Ke ndjenje me te madhe shpirterore se ajo puthje dhe ai perqafim njerezor mund te krahasosh? Si poet i afrohesh shpirtit te njeriut, dhimbjes te tij dhe u jep diçka pertej asaj te mire materiale. E kupton?
Ju si e shikoni shoqerine tuaj greke, si i shikon dhe si sillet me emigrantet ekonomike?
Po, te flasim hapur. Po te ishin emigrantet me pak, edhe mund te mos na bente pershtypje. Tani qe emigrantet jane kaq shume, diku jane te shtrenguar, nen trysni edhe vete greket. Nuk ishim mesuar, nuk ishim popull qe priste emigrante sikurse popujt e vendet e tjera. Vete ne ishim emigrante ekonomike neper vende te tjera. Ishim nje vend i paster edhe nga ana etnike, nje popull i paster etnik grek. Mirepo, disa here, me dashakeqesi dikush do qe te njeriu te mos shikoje shpirtin e tij, por e gjykon nga ndonje veprim i çastit. Dhe, kur marrim mundimin te shohim boten e tij te brendshme, detyrohemi te pranojme qe eshte nje njeri krejtesisht i kundert nga imazhi i krijuar.
Saktesisht, kjo ndodh me ne dhe ju. Mbase e grekeve na trembi ajo rrjedhe e madhe e emigrimit tuaj. Une ne Amerike ku isha para 2 muajsh, dhe kemi ne punen e femijeve te mi ne Amerike drejtore nje shqiptare. Nje njeri me botekuptim te plote kulturor dhe profesional.
Ç’doni te thoni me kete shembull?
Dua te them qe jane te pakte ata qe reagojne keq kur ndeshen me ndonje fakt qe ”eshte shqiptar...”, ne Amerike, ashtu siç na ben ne grekeve te reagojme keq. Une do t’i karakterizoja keta njerez qe reagojne keq jo me identifikim kombetar, por njerez qe kane zemer te ngushte. Dhe shqetesimi eshte perse te jemi kaq zemerngushte per njeriun qe kemi perkrah? Ju thashe qe qielli eshte nje. Dhe ne krijuesit jemi si ata te shenjtet qe fluturojne ne te njejtin qiell. Po nuk jemi te gjithe njerezit me shpirt te shenjte.
Sipas jush, çfare e pengon njeriun te jete zemergjere?
Nuk e besoj qe ata pyesin ndonjehere vetveten perse sillen keq me njeriun. Mbase edhe frika e pasigurise, e ben njeriun keqpares te te huajit. Kalon ne rruge dhe disa i tremb edhe pse degjojne lloj-fare gjuhe te flitet, tremben se nuk jane te dale. Une qe udhetoj shume neper bote, kjo nuk me ben pershtypje.
Edhe ketu ne Greqi, te pakte jane botuesit greke qe botojne krijimtari te te huajve, apo jo?
Kete une e ndesha, bile kur u thashe disa botuesve greke qe do te shkoj ne Shqiperi per te njohur e botuar poezi shqipe. Dhe ata me thane: “Une ne Shqiperi? Ba...ba...ba...”. Keta humbasin, se neve tani na njohin edhe ne Shqiperi, na perkrahin.
Nga ana tjeter, te gjithe pohojme qe krijimtari nuk njeh kufij, dallime, kombesi...
Eshte gjuha e hipokrizise dhe e interesave materiale. Me beri pershtypje ne nje seminar poetik qe organizuam ne ne Athine, qe nje poet shqiptar foli per Homerin tuaj shqiptar. Meraku im eshte te njihem me kete poezi, dhe kerkoj nga ju te ma sillni dhe ta botojme. Dua te botoj historine tuaj poetike. Eshte e lashte edhe poezia juaj, e? Kete pershtypje kam per poezine shqiptare.
Jakup Gjoca : Gazeta Albania











