“Jam ende vajze e re”

“Jam ende vajze e re”

"Ndihem gjithmone e re dhe them se jam gjithmone e gjelber, pra gjithmone me jete, pavaresisht fatkeqesive qe kam kaluar dhe qendrimit per shume vite larg atdheut", - thote ajo nga skena. E mirepritur nga bashkia e qytetit, qe financoi koncertin e saj, Theodhori i riktheu edhe nje here Korces ato aktivitetet e rralla artistike, qe mbushin sallat dhe mbeten ne kujtesen e spektatorit. Recitali i saj do te udhetoje edhe ne mjaft qytete te tjera, per te perfunduar ne kryeqytet. "Dua te jap gjithcka qe ndiej, cdo kujtim, cdo perqafim, ta ringjall edhe nje here", - thote me kengen e saj Lindita Theodhori, qe edhe pse 17 vite larg skenes shqiptare, me nje nate te vetme te koncertit te saj ka mbushur cdo boshllek tek spektatori korcar.

Eshte nje rast i rralle i nje koncert te tille pas 17 vitesh mungese ne skene. Cfare ju nxiti te rishfaqeni para publikut?

Nuk do te mund t’i pergjigjesha dot direkt kesaj pyetjeje, sepse une mendoj qe kam qene e pashkeputur ndonjehere si ide, si shpirt, si te qenit artiste me publikun shqiptar. Kushtet ne te cilat une kam jetuar ne keto 17 vite me kane penguar te kisha mundesine te isha ne kontakt me publikun shqiptar e ne menyre speciale me artdashesit korcare. Une mendoj se eshte nje pjese e pandare e jetes sime te qenit artiste, kengetare dhe keshtu e shoh shume te lumtur momentin qe u riktheva perseri.

Synoni te ndermerrni nje tur koncertesh ne Shqiperi. Cilat qytete do te vizitoni?

E fillova me Korcen, do te vazhdoj ne Pogradec, Librazhd, Elbasan, Vlore, Sarande, Berat, do te kaloj ne Durres e Shkoder e, ne fund, mendoj te jap nje koncert te fundit ne Tirane.

Ju thoni, se do te shpreheni fuqishem nepermjet ketyre koncerteve. Krahas nivelit dhe pjekurise suaj artistike, cfare mendoni se do te percillni te re per publikun?

Energjine time. Une mendoj se, per sa i perket forces shpirterore dhe asaj fizike, jam akoma nje vajze e re.

Cfare do te paraqisni perpara publikut?

Repertori im eshte shume i larmishem. Ka ne te kenge popullore korcare, fierake, nga Vlora, ku une tani jetoj, ka serenada korcare qe zene nje pjese te konsiderueshme te koncertit tim, ka kenge te karrieres sime ne periudhen e shkuar, kenge te krijuara kohet e fundit te muzikes moderne, nje potpuri me kenge greke dhe dy kenge angleze.

Publiku duhet te jete kureshtar, te dije si kini kaluar jeten ne keto 17 vite, qe keni qendruar larg tij.

Une nuk do te doja te flisja per ato vite, sepse mund te them qe kane qene teper te dhimbshme per mua dhe familjen time. Fakti qe une dhe familja ime i kemi perballuar fatkeqesite dhe dhimbjet, do te thote se jemi me te fuqishem?

Vura re nje spot videoklipi te nje kenges suaj. Cfare doni te tregoni me te?

Eshte nje videoklip i ri, qe kam realizuar kohet e fundit me nje kenge te Darko Dimitrovit. Eshte realizuar ne Vlore dhe para Universitetit ne Tirane. Eshte nje idil dashurie, qe mbase nuk ka te beje direkt me mua, por duke pare qe, ne pergjithesi, burrat shqiptare e kane veshtire te thone “te dua”, ia kam dedikuar vajzave dhe grave shqiptare.

Ne mesazhin e fteses suaj te koncertit ka nje tekst, ku gjithcka flet per mall dhe nje lloj nostalgjie si kengetare. Kjo vjen nga qendrimi larg atdheut?

Kam nje mall te papershkueshem, me mungon cdo rrugice e qytetit te Korces, me mungon institucioni ku kam punuar, njerezit qe kam dashur dhe me kane dashur shume, ata te cilet u rrita dhe u bera kjo artiste qe jam. Pervec mallit, kam edhe nje dhimbje, sepse keshtu jam une, keshtu eshte Lindita. Njeriu ka dhimbje, ka sentiment brenda vetes dhe une kete e percjell nepermjet kenges.

Me forcen e artit do te perballoni edhe mallin edhe dhimbjen tuaj, qe thoni se e keni pasur per shkak te fatkeqesive?

Ato kane kaluar dhe une tani ndjehem mjaft mire. Ndjesite e mia jane me ambicie per te qene gjithmone e re dhe energjike, e pershtatshme per skenen.

Pasionin tuaj per muziken dhe kengen, si e kini ruajtur gjate ketyre 17 viteve?

Une degjoj gjithmone muzike. Skena per mua ka qene nje shtepi e dyte, qe ne moshen 6 vjece apo te them me mire e para dhe kjo nuk me ka lejuar qe une te shkeputem nga ndjesite e mia te te qenit artiste. Kam tentuar vazhdimisht te kendoj ne Greqi, Angli etj, ku ka diaspore shqiptare dhe njerez qe e duan artin e kenges. Si shume artiste te tjere kete e kam bere si nje detyre, por ka qene edhe kenaqesi. Une mendoj se arti i vertete dhe ajo cfare ti kerkon te japesh ne maksimumin tend, eshte vetem ne Shqiperi.

Pas nje mungese te gjate, si e vleresoni muziken shqiptare ne stadin aktual?

Si ne cdo fushe tjeter ne Shqiperi ka pasur nje tranzicion, edhe per muziken. Une jam optimiste, gjithmone, dhe them qe kjo periudhe ka per te kaluar, qe te zene vend vlerat e verteta, sepse vendi yne ka shume artiste te mire, kengetare te mire, krijues te mire dhe interpretues te mire. Ka pasur vertet nje periudhe te nje muzike banale, qe nuk i pershtatej asaj muzike qe ne kemi lene ne ate kohe, por kjo do te kaloje.

Bisedoi: Gezim Ashimi

Koncerti

Te gjitha biletat e shitura

Njoftimet dhe reklamimet per evenimente te tilla artistike te nje qyteti nuk ishin shume te nevojshme, sepse nje dite para koncertit te gjitha biletat e salles se teatrit "A.Z.Cajupi" ishin te shitura dhe ndrojtja se ndoshta i ftohti i ketij pragdimri do te mbante larg spektatorin nga ky koncert, ishte krejt e kote. Asgje nuk mund ta ndalte “Artisten e Merituar”, Lindita Theodhori, qe te realizonte takimin e mallit me artdashesit korcare.

Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama