“Trebeshina nje jete para gjyqit”

“Trebeshina, nje jete para gjyqit”

“Lufta e Dyte Boterore kishte mbaruar dhe lulet e para ne kraterin e vullkanit paralajmeronin se kishte filluar te çelte jeta. Atehere Kasem Trebeshina kishte marre ne trup koleksionin e plumbave dhe amaneteve te shokeve te rene ne lufte, duke kerkuar ne emer te heronjve debimin e demoneve te diktatures qe po afrohej. Por stinet ishin ngaterruar dhe ate pranvere dallendyshet u pushkatuan me aktakuzen se kishin mberritur gabimisht ne tetor dhe se per folete e tyre nuk kishin marre leje ndertimi ne vendet ku Enver Hoxha kishte projektuar kampet e ardhshme te debim-internimeve. Fatkeqesisht, pas shkaterrimit te kastes se Hitlerit, Kasem Trebeshina kishte dorezuar mitralozin dhe kishte blere nje stilolaps per te ushtruar misionin e shkrimtarit, duke paralajmeruar shqiptaret se diktaturat qe vijne pas fitoreve jane me te lehta per t’u rivendosur dhe me te veshtira per t’u identifikuar per faktin se ato e gjejne shoqerine njerezore te lodhur e te dehur nga festa e triumfit dhe se çdo spekulim justifikohet ne emer te popullit”.

Keshtu fillon libri me i fundit qe promovohet sot ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Arbnori”, i autorit Nuri Dragoj, “Trebeshina, nje jete para gjyqit”. Ne promovimin e librit do te marrin pjese shkrimtari Dritero Agolli, kritiku Adriatik Kallulli, drejtori i Muzeut Kombetar, historiani Beqir Meta, Eshrif Ymeri, Çelik Petriti, Muharrem Dezhgiu, etj. Te ftuarit do te diskutojne dhe debatojne mbi librin, problemet e letersise dhe tema te ndryshme. Ne kete botim me titull “Trebeshina, nje jete para gjyqit”, te shkrimtarit Dragoj, behet fjale kryesisht per gjyqet e Trebeshines, ballafaqimin e tij me denoncuesit, perplasjen me hetuesit dhe deklaratat e hapura kunder regjimit...

Petrika Grosi : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama