Statuja e presidentit amerikan John Kennedy është gjithashtu një prej statujave më interesante. Ajo e paraqet atë në një moment krejtësisht intim, në rolin e babait të që mban për dore të birin. Kjo skulpturë është krijuar nga një foto identike, e cila u bë shumë e famshme për shkak të butësisë e atmosferës që përçonte. Por edhe statuja e Krishtit në Rio De Zhaneiro është padyshim një prej statujave më të famshme në botë. Ajo është kthyer tashmë në një ikonë të kryeqytetit brazilian dhe më 7 korrik të këtij viti ajo u përfshi në listën e shtatë mrekullive të reja të botës. Por statujat e dy britanikëve, mbretëreshës Elizabeta II në kalin “Burmese” e vendosur në Kanada dhe ajo e shkrimtarit të madh Shakespeare në parkun e Nju Jorkut nuk mbeten pas për sa i përket rëndësisë dhe veçantisë.
John Kennedy
¨ Vendndodhja: Rapid Siti, Dakota e Jugut, SHBA
¨ Presidenti amerikan John F. Kennedy duke ecur përdore me djalin e tij.
¨ Statuja është marrë nga një foto e njëjtë që përshkruhet si një nga momentet më të ngrohta të jetës familjare të Kennedy-t.
........
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II
¨Vendndodhja: Kanada
¨Statuja e bronzit është punuar në nder të 50 viteve të mbretërimit të Elizabetës II.
¨Fondi për ndërtimin e kësaj statuje ishte 50 mijë dollarë.
........
Pjetri i Madh
¨Vendndodhja: Moskë, Rusi
¨ Statuja është punuar nga skulptori Zurab Tsereteli dhe ka përfunduar në vitin 1996.
¨ Kjo është një prej statujave më të larta në botë.
........
William Shakespeare
¨Vendndodhja: “Central Park”, Nju Jork, SHBA
¨Kjo statujë është krijuar nga skulptori i famshëm amerikan, John Quincy Adams Ward.
¨Statuja është një ndër pikat më të vizituara në parkun e famshëm të Nju Jorkut.
........
Stalini
¨Vendndodhja: Gori, Gjeorgji
¨ Statuja e fundit origjinale e Stalinit
¨ Statujat e Stalinit u përhapën në gjithë Evropën lindore nga viti 1930-’50.
........
Vladimir Lenin
¨Vendodhja: Dallas, Teksas, SHBA
¨Statuja është interesante për faktin se ndodhet përpara një restoranti “McDonald’s”.
¨ Në gjithë botën janë ndërtuar më shumë se 60 statuja të Leninit
........
Statuja e Krishtit
¨Vendndodhja:
Rio De Zhaneiro, Brazil
¨Kjo statujë e
gjatë 39.6 metra është kthyer në simbol të kryeqytetit brazilian.
¨Në 7 korrik
2007 kjo statujë u emërua një prej shtatë mrekullive të reja të botës.
T. O. : Gazeta TiranaObserver











