Qellimi i ekspedites buronte nga nje keshille e mençur e arkeologut N. Ceka, dhene ca kohe me pare, qe brenda kuadrit te Amantias te futej edhe kjo qyteze, gjurmet e te cilave ne i gjetem edhe pas kaq kohesh, aty, siper rruges automobilistike, ne kthesen e pare te varrezat, kur vjen nga gryka dhe 100 m me poshte kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati sot mban emrin Mavrove. Vendasit kane filluar t’i rivene emrin Olimpe shoqates se fshatit te tyre, ndonje lokali e magazine dhe kjo eshte fare pak ne krahasim me historine e kesaj qendre ilire qe i ka rezistuar rrebesheve. Muret e saj i gjetem 285 m lartesi mbi nivelin e detit. Arkeologet thone se nje popullsi ilire ka jetuar pikerisht ketu prej epokes se bronzit. Mirepo ajo qe na kishte terhequr me teper qe kalaja e Mavroves. Rruga ishte permiresuar nga qendra e fshatit deri ne lagjen Çakallovaj, ku u ndeshem me gjurmet e para te kalase.
Nderkohe qe te dhenat me te sakta per kete kanal i gjetem te nje shkrimi i autorit vendas, Burhan Dautaj, i cili shprehet: “Kerkimet filluan ne dy pika: brenda mureve rrethuese te qytetit, ne skajin me jugor te majes se Rrethunit dhe ne Nekropol. Nga veriperendimi nderpritet prej rruges kembesore qe lidh lagjen ‘Ymeraj’ me ‘Çakallovaj’, derisa bashkohet me traktin ne piken C". Ky trakt i ruajtur ne lartesine e tri radheve (lartesi 2 m. dhe gjatesi 12 m.) eshte ngritur nga blloqe trapezoidale e katerkendesh, me faqe pak te sfumuara. Ne fasaden e tij dallohen gurelidhesit terthore qe perforcojne strukturen e brendshme te murit. Ketu muri ben nje kthese ne kend te drejte, per t’u ngjitur perpjete shpatit perendimor te kodres, nderpritet nga rruga kembesore qe lidh lagjen “Shahaj” me “Çakallovaj”, per t’u lidhur me traktin ne piken D. Trakti me gjatesi 21 m, lartesi 3.25 m dhe gjeresi 2.80 m, eshte ruajtur ne gjendje relativisht te mire, me perjashtim te mesit te tij, ku ka çarje e shkarje nga themeli. Muresa eshte ngritur nga blloqe guresh gelqerore dhe shtufore, pjeserisht te punuar me faqe trapezoidale dhe katerkendeshe te gufuara ne pjesen e dukshme te tyre. Blloqet kane keto permasa: 0.62 x 0.46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1.80 x 0.60 m. Rreshtat ne pergjithesi jane ne linja te drejta me ndonje shkallezim qe u eshte imponuar ndertuesve me sa duket, edhe nga pjerresia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi, ne rreshtin e trete, shfaqen gurelidhesit terthore te vendosur ne distanca te ndryshme, qe levizin nga 2.85 deri ne 3 metra. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuara, ku duken qarte gjurmet e nxjerrjes se tyre nga gurorja, eshte lene si thembrat me nje dalje 0.15-0.20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesen nga lindja, muri me gjatesi 23 m i eshte nenshtruar nje rindertimi qe shkon deri ne themel.
G. Llojdia : Gazeta Albania











