"Godina e bilbiotekës dukesha Ana Amalia është një ndërtesë shumë e vjetër dhe shumë e bukur. Dikur ajo ka qenë rezidencë e dukëve të Vajmarit dhe qysh nga viti 1766 është bibliotekë. Nën drejtimin e Ana Amalias, nënës së lëvizjes kulturore në Vajmar godinës iu ndryshua funksioni në një biliotekë. Shumë e njohin këtë bibliotekë jo vetëm nga historia, por edhe për shkak të zjarrit tragjik të 2 shtatorit 2004."
Aleksandër Letetzki është një ekspert i njohur i Vajmarit. Ai duke shoqëruar turistët vazhdimisht kujton zjarrin e tmershmën dhe se si flakët deri në 30 metra të larta kërcënonin të përfshinin arsenalin e librave të Klasikës së Vajmarit: "Zjarri ndodhi në mbrëmje vonë. Dëgjoheshin alarmet e një duzine zjarrëfikësesh dhe kudo kundërmonte era e tymit, mijëra nejrëz kishin ardhur, edhe pse kjo ndodhi mes orës 21 dhe 24. Ishin të hsumtë ata që ndihmonin zjarrëfikësit për të shpëtuar librat. Kishte shumë shkurmb dhe tym dhe flakët gjëmonin."
Qytetarët e Vajmarit mobiliziohen për të shpëtuar librat dhe veprat e artit
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
Në kohën që zjarrëfikësit përpiqeshin të shuanin flakët me sasi të madhe uji dhe shkume, njerëzit krijuan një zinxhir për të transportuar librat dhe veprat e artit. Drejtori i bibliotekës Mihael Knoche: "Biblioteka dukesha Ana Amalia është një bibliotekë ëndërr, sepse ajo përmban të gjithë rezervuarin intelektual, me të cilin kanë punuar autorët e mëdhenj të Vajmarit. Gëte, Shiler e Vieland kanë huazuar librat nga kjo bibliotekë, kanë shfrytëzuar koleksionin, që ne administrojmë sot."
Për vite me radhë federata dhe landi i Tyringenit e patën shtyrë restaurimin e bibliotekës derisa zjarri u bë shkas që t´u vihej kryqi planeve të mëparshme. Eshtë ironi e historisë, që ky "tempull i fisnikërimit të njerëzimit", siç e quante atë Gëteja, me sallën e famshme rokoko, tani pas zjarrit është më e bukur, se më parë.
Michael Knoche: "Restaurimi i kësaj godine ishte planifikuar më përpara se të binte zjarri. Arkitekti ishte i angazhuar dhe pak përpara se të niste transferimi i librave ndodhi fatkeqësia. Logaritë ishin bërë që restaurimi do të kushtonte 8,8 milionë euro. Por më pas ra zjarri dhe gjithçka duhej të riorganozhej në përshtatje me rrethanat, pra duheshin kalkuluar edhe riparimet e dëmeve të shkaktuara prej zjarrit. Më pas e gjitha kushtoi 12,8 milionë euro. Kuptohet nga kjo shumë që restaurimi themelor ka kushtuar shumë dhe se dëmi i shkaktuar nga zjarri ka qenë relativisht i vogël në krahasim me koleksionin e librave."
Qysh në natën që ra zjarri u ngjall frika, se ky vend historik i klasikës gjermane do të humbasë përgjithmonë, ashtu is edhe librat e tij. Por tani as që bëhet fjalë pët këtë, thotë Matthias Hageböck, drejtor i punishtes së restaurimit: "Gjendja ishte e tillë: pas zjarrit 50.000 libra u bën hi. 62.000 pothuajse u dëmtuan pjesërisht rëndë. E gjithë pakoja me 62.000 libra u transportua në qendrën për mirëmbajtjen e librit në Lajpcig. Atje librat u pastruan, u ngrinë dhe më pa su thanë. Ndërkohë ky material sërish është kthyer në Vajmar."
Por pavarësisht kujdesit mjaft të mirë mëse 50.000 volume të bibliotekës dukesha Ana Amalia kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme. Ndonëse literatura e Klasikës së Vajmarit ka shpëtuar prej zjarrit, asnjëherë nuk do të dimë saktë, së çfarë kanë shkruar në anët e librave të huazuar Gëteja, Shileri apo Herderi, thotë drejtori Knoche: "Pas humbjes së tonelatave, për të cilat kemi përpiluar listën në një bankë të dhënash, ne jemi duke u përpjekur që për çdo ekzemplar të gjejmë një ekzemplar zëvendësues. Deri tani kemi mundur të sigurojmë një pjesë të vogël, por jemi të vendosur, që sikur të na duhen edhe 30 vjet punë, ne do të mundohemi të gjejmë paratë dhe t´ia dalim mbanë që të zëvendësojmë ndoshta 70% të humbjes." Tani kemi zëvendësuar 3.300 ekzemplarë zëvendësues për 50.000 librat e humbur."
Punohet me përkushtim për restaurimin e ekzemplarëve të bibliotekës
Pas zjarrit pati kritika, që koleksioni i rrallë i librave të bibliotekës dukesha Ana Aamalia nuk është filmuar. Për më tepër që në Gjermani dhe në Austri realizohet filmimi për siguri i dokumentave arkivorë. Këto janë dëshmi me shkrim apo grafika, që ekzsitojnë vetëm në origjinal, pra ekzemplarë të vetëm. asgjësimi i të tilla ekzemplarëve unikalë përbën një humbje të parikuperueshme. Por deri më sot nuk ka pasur filmim sistematik të një biblioteke shkencore, thotë Volfgang Metzger nga menaxhmenti i ruajtjes së koleksionit.
Drejtuesit e qytetit të Vajmarit janë krenarë për bibliotekën e "tyre" Ana Amalia. Politika, zhvillimi i qytetit dhe turizmi janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, qëkurse qyteti i vogël i Tyringenit që ka shërbyer si rezidencë në vitin 1999 u kurorëzua si kryeqyteti i kulturës në Evropë. Publiku ka marrë pjesë intensive në punimet për restaurimin e bibliotekës. Rreth 100.000 vizitorë në vit parashikohet të vizitojnë bibliotekën, sipas fondacionit të Klasikës së Vajmarit.
Mihchael Marek : Dw-World.de











