Anne Enright fiton Man Booker Prize

Anne Enright fiton Man Booker Prize

Anne Enright e mori çmimin me vlerë 100 mijë dollarë për veprën e saj "The Gathering".

Ajo kishte kohë që pritej ta marrte këtë çmim që jepet për romanin më të mirë të vitit në Britani, Irlandë apo vendet Komonuelthit.

E teksa ngjarjet në romanin e saj zhvillohen në Irlandë, shkrimtarja nuk preferon që të shihet thjesht si shkrimtare irlandeze.

"Irlanda vetë është plot me ide të fuqishme dhe kjo nuk përfshin domosdoshmërisht një person si unë".

"Ka nostalgji për një Irlandë që është katolike, unë nuk jam në mënyrë të veçantë katolike, gjë që shpesh herë është rurale unë jam urbane, gjithmonë kam qënë vajzë moderne dhe Irlanda vetëm kohët e fundit është duke u bërë moderne," tha Anne Enright.


 Marre nga : bbc.co.uk


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama