Debati i madh per logon e Eurovizion

Debati i madh për logon e Eurovizion

Serbia, e cila fitoi festivalin e këngës në Eurovision vitin e kaluar, pret atë të 2008. Një konkurim është mbajtur kohët e fundit për të zgjedhur një logo për veprimtarinë. Logoja fituese që paraqet një kumbull, një trombë, buzë dhe një notë muzikore, ka marrë vlerësime të ndryshme nga blogerët.

Dikujt nuk i pëlqen përdorimi i simboleve tradicionale serbe duke thënë se është një hap prapa nga imazhi ndërkombëtar që vendi duhet të ndërtojë. Të tjerë argumentojnë se zgjedhja është me vend sepse Eurovision është rreth shprehjes kombëtare.

"Është mirë që ne kemi traditë," shkruan Goran Miletic, "por nuk kemi ndonjë gjë tjetër përveç një kumbulle dhe një trombe? Nuk mund të përdorim simbole të tjera që t'i kujtojnë për Serbinë atyre nga Norvegjia, Islanda, Portugalia apo Rusia?"

Miletiç është gjithashtu në habi nga buzët. Çfar mendohet të përfaqësojnë ato? "Dashuri? Të kuq të ri buzësh? Çamçakiz të ri Orbit? Kjo duhet të thotë se ne puthemi tre herë kur takojmë njeri tjetrin."

"IKa ca kohë që s'kam parë diëka kaq të shëmtuar e pa imagjinatë," bie dakord sabi. "Dhe ku u bë [ogoja] e festivalit? Në ndonjë kopësht fëmijësh?"

Po kështu, Epicurus pretendon se "kitçi është kitç, por nuk bën keq qoftë edhe në kitç, të jesh pakëz krijues, jo si kjo." Cecas, ndërkohë merakoset për imazhin e përgjithshëm të vendit. "Nuk mund ta kuptoj si Serbia nuk ka asgjë më autentike që ta vërë për logo?! Budallallëku dhe kokëfortësia jonë janë të mirënjohura për të gjithë!"

Filip2412, megjithatë mendon se simbolet janë "absolutisht të përshtatëshme për festivalin. Këngët folklorike fituan çmimin e parë në festivalin e këngës në Eurovizion vitet e fundit. Stili i logos është detyruar nga natyra e këtij festivali."

Queeria gjithashtu merr një qëndrim më favorizues. "Mua vërtet më pëlqen logoja…Është e rëndomtë, katundareske dhe amatoreske, tamam si Serbia..."

Çfardo merite të ketë, logoja padyshim ja doli të prodhojë diskutime dhe reklamë, vë në dukje eniax . "Forumet on-line janë ankuar, një peticion on-line është formua, që tani numëron 1,300 vota dhe zilja nuk do të bjerë tani shpejt deri sa një zgjidhje e re të gjendet."

E gjithë afera "edhe një herë afirmon fuqinë e medias mbi internetin", përfundon ai.

Marre nga : SETimes.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama