Në vitet përpara 1937 të ashtuquajturit "ekspertë të artit" kishin konfiskuar rreth 20.000 vepra nga muzeumet gjermane. Këto vepra ata i cilësuan si të pakuptueshme, shumë pak "gjermane" apo shumë pak "heroike". Për të ngjallur frikë tek publiku 600 prej këtyre veprave u prezantuan bashkë me skicimet e deformimeve perverse dhe me figura kafshësh për të nënvizuar artin "dekadent".
Viti1937 - Viti i artistit
Por viti 1937 shënoi jo vetëm përndjekjen e artit në Gjermani, por edhe konfrontimin artistik me mënxyrën që po vinte brenda dhe jashtë Gjermanisë. Veçanërisht prej sulmit nga ajri ndaj popullsisë civile në Guernika më 26 prill 1937 shumë artistë ndjenin sfidën për t´u pozicionuar. Në galerinë e arteve në Bielefeld është hapur ekspozita me temë "Perfeksioni dhe Shkatërrimi", që përmban mbi 3.400 eksponate, në të cilat 1937-ta prezantohet si viti i artistit, që përtej debateve të heshtura dhe luftës për konkurrencë i duhet të përballet si individ me tmerrin e kohës.
Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me analistë të jetës së madhe të pastër si Ernst-Ludwig Kirchner, piktorë politikë si Geroge Grosz apo pejsazhistë detrash si Emil Nolte, gjithçka, që nuk i përshtatej skemës së heroikes, racës nordike, kombit gjerman, konsiderohej prej nacionalsocialistëve si dekadente. "Lufta e spastrimit" kundër artistëve të papreferuar morri fund brenda katër vjetësh pas marrjes së pushtetit nga Hitleri. Veprat u hoqën prej muzeumeve, përfaqësuesit e modernes u shkarkuan nga pozicionet drejtuese nëpër akademitë e arteve.
Pasojat e fushatës nacionalsocialiste
Thomas Kellein, iniciator i ekspozitës dhe drejtor i galerisë së arteve në Bielefeld, përshkruan pasojat e fushatës nacionalsocialiste kundër artit modern: "Artistët e perceptojnë këtë si mjaft tragjike, sepse ajo i prek ata në mënyrë elemntare në ekzistencë. Shumë prej tyre marrin arratinë, të tjerë përndiqen, thuajse askush nuk mund të shesë më, gjithësecilit i duhet të luftojë për të ruajtuar mallin e gjënë, shtëpinë, miqtë dhe të drejtën për të qëndruar në vend. Shumë emigrojnë, duke nisur qysh nga vitit 1933, por edhe në 37, ndërsa në 38 niset treni i funddit. Duke filluar nga viti 1939 shumë njerëz madje nisin të largohen edhe prej Londrës, sepse edhe këtu ndjeheshin të pasigurtë."
Viti 1936- Pritje
Ekspozita e re e Bielefeldit ka në radhë të parë në fokus konfrontimin artisitk me sundimin nacionalsocialist. Një shembull për këtë është vizioni ngjethës për mënxyrën që po afron në pikturën e Rochard Oelzes "Pritje" e vitit 1936. Në fakt në këtë tabllo paraqitet vetëm një grup qytetarësh të veshur mirë, të cilët i kanë drejtuar sytë në horizontin e mbuluar nga retë. Si një nga "pikturat më qetësuese" e pat cilësuar këtë drejtori themelues i Muzeut të Nju Jorkut për Artin Modern, Alfred Barr, i cili e bleu pikturën në vitin 1940. Të tjerë piktorë në ekspozitë na konfrontojnë ne me qënien monstruoze apokaliptike, ndërsa disa të tjerë i përmbahen vizionit të tyre të një bote fantazëm të mbërthyer prej parimeve të rregullit si Lyeonel Feininge apo Oskar Schlemmer.
Pikërisht kjo përmbledhje e shprehjes së shumëllojshme artistike, në të cilën bëjnë pjesë edhe disa shembuj karakteristikë të artit zyrtar nacionalsocialist, kjo shumëllojshmëri të krijon një këndvështrim të ri në vitin 1937, përcaktues i për artin në Gjermani dhe në Evropë.
Edhe Picasso u detyrua të pozicionohej
Ky ishte viti, kur raportet politike i detyruan artistët të pozicionohen, ndër ta bën pjesë edhe Picasso-ja deri në atë kohë apolitik. Fotografitë e shoqes së atëhershme të tij Dora Maar, dokumentojnë në Bielefeld krijimin e afreskut monumental me famë botërore Guernika. Me këtë tabllo Picasso reagoi ndaj bombardimit të qytezës veriore të Spanjës nga avioacioni ushtarak gjerman. Përmes kësaj ngjarjeje më 26 prill 1937 artistët dhe intelektualët në të gjithë botën u paralajmëruan, që Franko, Hitleri dhe Musolini ishin të gatshëm për luftën barbare kundër civilëve.
Edhe një nga rrymat kryesore të artit të shekullit të 20-të, surealizmi, është formuar përmes këtij konstatimi. Këta artistë theksonin në vitet 20-të të paarsyeshmen, irracionalen anti-intelektualen, që ka para së gjithash "marrëzinë në kokë":
Kjo shndërrohet si të thuash në një lloj ndërgjegjeje të botës
Papritur prej skajit të surealizmit dalin pikturat historike, siç është piktura "Engjëlli i shtëpisë" e Max Ernst-it, apo disa piktura të Dalisë me temën e luftës civile në Spanjë, ose mbi temën e marrëveshjes së Mynihut, përmes së cilës shtetet evropiane i lejojnë Hitlerit të pushtojë territoret e sudetëve. Këto ngjarje janë pasqyruar në tablotë e surealistëve si manovra historike, të detajuara me preçizion."
Hans Spross : Dw-world.de











