Gjithmonë kam menduar se seksualizmi ka rrugë të pafundme, që gjenialiteti është seks, por edhe që seksi nuk është vetëm gjenialitet. Të shpjegosh këtë koncept është e vështirë, sepse njerëzit nuk e kuptojnë. Gjithçka që del nga modeli i treguar i seksualizmit apo nga pozicioni i katërt i Kamasutrës, është konsideruar "shmangie". Intuita se ekziston një seksualitet alternativ i vlefshëm dhe i ligjshëm e gjithashtu dhe kurioziteti për të zbuluar këtë "anën tjetër" të mënyrave erotike, më kanë bërë të ndërmarr një udhëtim pak të veçantë: të jetoj një erotizëm të ndryshëm. Me këtë kërkim kam tentuar të zgjeroj shikimin, të zbuloj kufijtë e këtij territori kaq pjellor që e quajmë seksualitet, duke eksploruar kushtet njerëzore. Dhe këto kushte nuk kanë limit. Kjo është ajo që kam jetuar.
E futur në kështjellën e dhimbjes
Etapa e parë e udhëtimit tim filloi afër Pragës, në Republikën Çeke, në një kështjellë të quajtur "The Other World Kingdom" (Mbretëria e botës tjetër). Në "Owk" femrat komandojmë mbi meshkujt. Kjo është motoja e saj ("Woman over men") dhe sadomazokizmi është principi i erotizmit të tij. Aty kam shkuar dy herë. Herën e parë me Lady Monuique de Nemours, sundimtare profesioniste (një "dominatrix" është një person që në rolin dominues praktikon sadomazokizmin poshtë çdo aspekti) e cila më vonë do të ishte kumbara ime në atë kështjellë. Herën e dytë kam qenë me një mikun tim. Herën e parë nuk doja ta merrja me vete nga frika se mos i ndodhte ndonjë gjë.
Tashmë ishim në fluturim prej dy orësh dhe unë ndihesha nervoze më shumë se kurrë. E dija që ky udhëtim do të ishte kulmi i dy viteve punë për të zbuluar pse ekzistojnë njerëz që dashurojnë përmes dhimbjes, pse disa personave u pëlqen të ndihen të poshtëruar, keqtrajtuar, skllavëruar dhe janë të aftë ta shndërrojnë këtë ndjenjë në kënaqësi seksuale. Kënaqësisë për të vizituar këtë vend kaq të mënjanuar nga bota i shtohej edhe frika për atë që do të gjeja.
E njihja mbretërinë e botës tjetër, kisha hyrë në sajtin e kështjellës. Kisha parë fotografitë, situatat e vështira që ishin femrat. Ndonjëherë ta mbaje shikimin të fiksuar mbi fotot ishte e vështirë, sidomos kur bëhej fjalë për ndëshkimin fizik. Por ajo çka më ngjallte më shumë kënaqësi ishte fakti se unë do ta jetoja këtë eksperiencë për herë të parë. Kisha pasur edhe më parë marrëdhënie sadomazokiste, në mënyrë jo të vetëdijshme. Tani kisha nevojë për Lady Monuique për të hyrë në botën "Owk". Aty hynin vetëm fillestaret. Unë isha një zonjë e thjeshtë fillestare dhe shumë kurioze.
Kur zbrita në aeroportin e Pragës kisha shumë frikë. Ndihesha si një kriminele. Nëse ndonjë polic do të na kontrollonte e do të na gjente mjetet e punës që Lady Monuique mbante në valixhe, atëherë do të ishim vërtetë në telashe. Nga dalja e terminalit një burrë na priste me një pankartë në dorë ku mbi të ishte shkruar me shkronja të mëdha "Owk. Arrossii".
Pritja para se të hynim në kështjellë ishte e gjatë. Pritëm pesëmbëdhjetë minuta derisa një djalosh me një paraqitje impresionuese, me një kollare qeni të lidhur në qafë na hapi derën. Të gjithë burrat "Owk" duhet të veshin kollaren e qenit.
Meshkujt ishin gjysmë të zhveshur, por ajo që më bëri përshtypje ishte natyrshmëria me të cilën ata ecnin nëpër dhomat e kështjellës me kokën ulur për të mos kryqëzuar shikimet me tonat, që tregonte një shenje të thellë besnikërie. Pjesa më e madhe e tyre shoqërohej nga padronia përkatëse, kurse të tjerët ishin "jetimë" dhe të dënuar me një fat më të keq se të tjerët. Meqenëse ishin djem "publikë", çdokush mund të bënte atë që donte. Ata që ishin të shoqëruar ndiheshin më të mbrojtur, duke qenë se kishin përkrah një grua që i njihte mirë. Mund të flinim me to në dhomat e kështjellës me ajër të kondicionuar, pa u ankuar e pa thënë asgjë.
Mendoja se do të gjeja njerëz pak të çuditshëm, por nuk gjeta gjë tjetër veçse njerëz, thjesht njerëz. Njerëz që kishin hetuar shumë mbi gjendjen tonë, mbi limitet dhe dobësitë e tyre. Madame Helen është e specializuar ishte e "kuptueshme" kur ngulte në testikujt e skllavit të tij një shiringë të mbushur me ujë dhe kripë.
Bënim oferta për të bërë për vete skllevërit që shiteshin nëpër ankande në një stallë të ftohtë. Për personat e fituar dinim se çfarë ishin në gjendje të bënin e çfarë jo dhe mbi të gjitha respektonim pa masë vullnetin e tyre. Teksa qëndroja në "Owk" imagjinoja sasinë e meshkujve dhe femrave që praktikojnë seksin në botë një të shtunë në mbrëmje, jo sepse kemi nevojë, por sepse një ritual i tillë duhet bërë, sasia e meshkujve dhe e femrave që nuk shkëmbejnë asnjë fjalë me njëri-tjetrin, që nuk interesohen për partnerin/en, sepse në seks mendohet se nuk është e nevojshme të pyesësh çfarë të pëlqen apo çfarë nuk të pëlqen, duhet të merret me mend. Në "Owk" edhe pse duke pëshpëritur komunikohej normalisht me të tjerët. Duhej të ishe e kujdesshme për çdolloj veprimi që mund të bëje dhe atë çka mund të thoshe.
Askush nuk fliste për jetën reale, çfarë bënte, sepse këto informacione ishin të ndaluara në "Owk". Të ftuarit e kështjellës vinin për të jetuar erotizmin e tyre, duke luajtur si fëmijë. Në "Owk" profesioni i çdo njeriu nuk i përgjigjet pyetjes se çfarë bën realisht, siç ndodh zakonisht në jetën e përditshme. Një njeri vlen më shumë sesa puna që bën. Conchita, kamerierja që na kishte shoqëruar gjatë qëndrimit tonë aty, e cila kishte një krenari të tepruar dhe nuk dëshironte që t‘ia kalonte njeri në punë, ishte një avokate e afirmuar londineze. Por në atë vend, ishte e pavlerë.
Identifikimi i një gruaje
Valerie Tasso është me origjinë franceze. Ajo është diplomuar në Shkencat Ekonomike dhe Gjuhët e Huaja, gjithashtu ku ka bërë edhe një master për drejtimin e biznesit. Jeton në Spanjë që prej vitit 1991. Në vitin 1999 "për kuriozitet", shpjegon ajo, ka qenë prostitutë e kategorisë së lartë. Në vitin 2003 ka publikuar në Spanjë veprën e saj të parë "Ditari i një ninfomanjaku". Pas këtij libri ajo ka shkruar "Paris. La nuit" dhe në 2006 "El otro lado del sexo". Veprat e saj janë publikuar në më shumë se 15 vende dhe kanë qenë në kategorinë e librave më të shitur. Aktualisht, shkrimtarja po përgatitet për një version kinematografik të "Ditari i një ninfomanjaku". Gjithashtu, ajo është një bashkëpunëtore e programeve televizive, radiofonike, përveçse kërkuese dhe konferenciere. Në vitin 2006 është diplomuar edhe në Seksologji në një nga universitetet e Madridit. Valerie ka edhe një faqe të vetën interneti.
Marre nga : Gazeta Shqip











