Shtatë vepra të panjohura të piktorit të madh Ibrahim Kodra, do t‘i prezantohen sot publikut italian në ekspozitën që do të çelet në Bashkinë e Carugates, provincë e Milanos. Kjo bashki, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore Itali-Shqipëri me qendër në Milano, me koleksionistë të ndryshëm dhe me dy fondacionet "Ibrahim Kodra", organizojnë një ekspozitë të madhe retrospektive, ku do të prezantohen rreth 64 vepra që datojnë nga viti 1944 deri më 2005, në teknika të ndryshme si vaj, dizajn, qeramikë, serigrafi etj.
Kuratori i testamentit të ish-mjeshtrit të pikturës botërore, Fatos Faslliu, tha për shtatë veprat që do të ekspozohen për herë të parë, se tre prej tyre janë të pafirmosura, ndërsa katër të tjerat janë të panjohura për publikun. Një pjesë e tyre, sipas tij, i përkasin koleksionit të shtëpisë-muze të piktorit, ndërsa një pjesë tjetër i përket koleksionistëve të ndryshëm.
Marre nga : Gazeta Shqip











