Pak për rusen Vavrizhna Tatjana Vavrizhna punon dhe jeton në Moskë. Në 1973 ajo është diplomuar në Kolegjin e Artit në Irkutsk. Tatjana Vavrizhna është një pjesëmarrëse aktive e ekspozitave të ndryshme në Rusi dhe jashtë saj. Ajo është anëtare e Bashkimit të Artistëve të Rusisë, Federatës Internacionale të Artistëve, Fondacionit "Arti i Popullit kudo në Botë", Shoqatës së Artistëve të Moskës "IRIDA".
Punimet e saj janë në koleksionet e Ministrisë së Kulturës së Rusisë, në Muzeun Kormunse (Itali), në Muzeun Indonezian të Artit si dhe në koleksione private në Holandë, Spanjë,Australi, Japoni, Indonezi, Gjermani, Britani, USA, Itali etj. Tatjana Vavrizhna është pjesëmarrëse e shumë ekspozitave personale dhe kolektive brenda vendit të saj Rusisë, por edhe në vende të tjera si USA, Gjermani, Holandë, Egjipt, Spanjë, Itali, Belgjikë, Indonezi, Japoni dhe për herë të parë vjen në vendin tonë.
Marre nga : Gazeta Metropol











