Gjirokastra e gurtë do të shërbejë si sfond dhe dekor natyror për një katalog bukurie që po përgatit së fundi fotografi i mirënjohur shqiptar Fadil Berisha. Ditët e fundit fotografi Fadil Berisha së bashku me tre modele shqiptare Eralda Hitaj, Sabina Alla dhe Xhesika Berberi ka qenë i pranishëm për të realizuar fotografitë e tij artistike në disa prej mjediseve karakteristike të Gjirokastrës historike. “Është hera e parë që unë realizoj fotografi të ndryshme në Gjirokastër”, thotë ai. “Ky qytet , vijon fotografi Fadil Berisha, ka diçka të veçantë duke i bërë fotografitë më tërheqëse”. Ka qenë interesimi i një porositësi amerikan për të realizuar një katalog mode. “Dëshira ime, thotë fotografi, është që ta realizoja katalogun me modele shqiptare dhe në disa prej zonave më të bukura të Shqipërisë”. Realizimi i fotografisë së parë, ku si sfond i modeleve kishte shërbyer qyteti i Beratit ka bërë që porositësi amerikan i katalogut të ndihet mjaft i kënaqur. “ Kemi realizuar fotografi në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe unë nuk mund të lija jashtë Gjirokastrën”.
Megjithëse është hera e parë që fotografon Gjirokastrën muzeale, falë informacionit që ka për qytetin, fotografi ka arritur që të orientohet mjaft mirë në rrugicat e kalldrëmta dhe komplekset e gurta për të realizuar fotografi sa më të arrira. Te tria modelet gjatë fotografimit kanë patur si sfond, Pazarin e gurtë, kështjellën e qytetit, rrugët e kalldrëmta, disa banesa karateristike etj. “Këtu gjithçka është tërheqëse dhe e bukur çka më bind se Gjirokastra ështe një qytet i mrekullueshëm për të qenë pjesë e këtij katalogu bukurie”, thotë Fadili. Ndërkohë, ai, nuk harron të shtojë faktin se falë nismave të tilla bukuritë e Gjirokastrës dhe Shqipërisë prezantohen në botë në mënyrë mjaft të mire dhe tërheqëse”. “Falë realizimit të kësaj nisme krahas fotografive cilësore dëshiroja të bëja të njohur Gjirokastrën dhe qytetet e tjera të Shqiëprisë edhe për vizitorët dhe gupet e huaja turitike”, thotë fotografi. Për të me vlerat arkitektonike që mbart Gjirokastra mund të jetë një nga qytetet më të preferuara nga turistët e huaj.
“Kjo bukuri e bën turizmin një element të rëndishëm për zhvillimin e këtij qyteti”, thotë fotografi i mirënjohur. Mes të tjerash, fotografi nënvizon edhe mikpritjen dhe dashamirësinë e njerëzve që kanë gjetur në Gjirokastër. “Njerëzit këtu e duan të bukurën dhe artistiken”, pohon fotografi. Madje, ai, nuk ka haruar që modelet ti fotografojë krahas disa porteteve të banorëve të qytetit. Dhe ky kontakt i parë me Gjirokastrën duket se ka shërbyer si prelud që qyteti i gurtë të kthehet në studio natyrore për fotografin Fadil Berisha edhe herë të tjera. “Kam për tu rithyer sërish për ta fotografuar këtë qytet, më pëlqen shumë”, thotë me bindje ai, ndërkohë që shkrep aparatin me fokusin mbi Gjirokastrën e gurtë.
Marre nga : Revista Mapo











