Poezia nderkombetare ne Struge

Poezia ndërkombëtare në Strugë

Në Strugë ka nisur manifestimi tradicional “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, me pjesëmarrjen e 28 poetëve nga 25 vende të botës. Mbjellja tradicionale e drurit dhe leximi poetik për nder të fituesit të “Kurorës së artë” - poetit palestinez, Mahmud Darvish u organizua në Parkun e poezisë në Strugë ku do të hapet ekspozita e piktorit akademik nga Maqedonia, Pavel Kuzmanov. Mbrëmja nis me leximin tradicional të poezisë “Malli për jugun”, që këtë vit do të lexohet në gjuhën maqedonase dhe në atë daneze. Takimi tradicional i poezisë është përshëndetur nga ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili dhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Leximi ndërkombëtar i poezisë – “Meridianet poetike” ku do të interpretojnë rreth 20 poetë, do të mbyllë mbrëmjen e parë të Mbrëmjeve të 46-ta strugane të poezisë.

Festivali vazhdon me tryezë të rrumbullaktë me temë “Nomadizmi poetik, ekzili”, ku do të marrë pjesë laureati i MSP-së, Mahmud Darvish, si dhe disa teoricienë të poezisë dhe më pas do të promovohet Antologjia e poezisë maqedonase me temë “Poezia dhe fëmijëria”. Kjo pasohet nga leximi poetik i shtatë poetëve, të botuar në edicionin “Plejada”. Sivjet në MSP, do të prezantohet edhe poezia e re turke.

N.P. : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama