Gjitonia nje film per fqinjesine tradicionale

Gjitonia, nje film per fqinjesine tradicionale

Autoret kane trajtuar nje teme te vecante si eshte ajo e bashkejeteses nderetnike ne mes te shqiptareve dhe minoritetit grek ne Shqiperi ne nje nga zonat, si eshte krahina e Gjirokastres, ku ajo bashkejetese eshte manifestuar natyrshem si ne te kaluaren ashtu edhe ne ditet e sotme.

Gjate 50 minutave te filmit autoret shpalosin deshmi, tradita dhe fakte te inskenuara qe vertetojne se marredheniet ne mes te banoreve te Dropullit, qe jane pergjithesisht minoritare dhe te qytetit te Gjirokastres me rrethina, kane qene nje mirekuptim dhe harmoni shembullore. As dallimi fetar, as ai i politikave shteterore nuk e ka tronditur ate marredhenie, qe te dy etnite e kane vendosur gjate nje jetese te perbashket ne fqinjesi apo gjitoni te mire. Ashtu si ne te kaluaren minoritare dhe gjirokastrite kane dhene e kane marre me njeri-tjetrin ne te gjitha fushat e jetes, duke filluar nga marredheniet e thjeshta te fqinjesise deri te krushqite dhe marredheniet ekonomike, te dite ve te sotme kur interesat materiale ne mes te grupeve shoqerore jane marredhenie interesi te ndersjelle material.

Tri jane shtyllat qe ne gjuhen kinematografike mund te vleresohet me teper te ky film dokumentar: mesazhi humanist, peizazhi i Gjirokastres dhe intervista e qytetareve nga te dy krupet etnike.

Mesazhi humanist ndoshta eshte edhe qellimi prej te cilit jane nisur autoret e filmit. Por, si shprehet skenaristi Arian Dodbiba, ai mesazh humanist eshte edhe frymezimi per te realizuar nje film dokumentar. "Sepse, vazhdon ai, jo vetem kur gjironim "Gjitonine", por edhe me perpara, sa here kemi filmuar ne Gjirokaster, gjeja qe me ka bere me shume pershtypje ka qene fakti se ne Gjirokaster minoritaret e ndienin veten njesoj gjirokastrite si vete gjirokastritet. Dhe kjo eshte nje vlere qytetarie, apo jo?" Deshmite qe sjellin te intervistuarit e shprehin me se miri kete gje. Ata shpjegojne bashkejetesen brenda ne familjet gjirokastrite (ne rastet kur ne ate shtepi nusja eshte minoritare) apo ne familjet e minoritareve (ne rastet kur ne ate shtepi nusja eshte gjirokastrite). Ketu duhet theksuar se, sado qe ne zhargonin e perditshem flitet per myslimane dhe kristiane, fjala eshte per shqiptare dhe minoritare.

Nje domethenie simbolike ne filmin dokumentar "Gjitonia" merr peizazhi i qytetit te Gjirokastres. Nje qytet i ngritur me aq kulture gur mbi gur, nje qytet me rrugica te kalldremta, qe vijne nga lart e nga poshte ne nje qender, prej nga mund te arrihet i gjithe qytetit, nuk ka se si te kete mosmarreveshje ne mes te njerezve qe shkojne e vijne, shesin e blejne, prodhojne dhe gezojne. Asnjehere me pare peizazhi i Gjirokastres nuk ka qene me domethenes ne nje film artistik a dokumentar. Edhe traditat, te kendveshtruara si harmoni ne mes te dy etnive, asnjehere me pare nuk kane tingelluar me domethenese sesa ne filmin e Dodbibes dhe te Vasit. E njejta kenge, e njejta ceremoni, kendohet ne te dy gjuhet, shqip dhe greqisht, me te njejten vije melodike apo isopolifoni.

Nje merite tjeter e realizuesve te "Gjitonise" per t'u vene re eshte filmimi i intervistave. Personat e zgjedhur duken krejtesisht te rastesishem. Por, edhe kur ndjehet se jane perzgjedhur enkas, menyra se si jane intervistuar dhe mjediset ku jane intervistuar te bejne te kuptosh se ata kane qene te lire ne prononcimet e tyre, pra, perseri te natyrshem. Autoret kane preferuar t'i drejtohen njerezve anonim ose, si thuhet sot, jo VIP-ve te qytetit, pushtetare qofshin ata apo politikane. Nese kane bere perjashtim, ate e kane bere me dy klerike te besimeve te ndryshme te qytetit, pasi, si e cekem edhe me siper, ndryshimet etnike, shpesh here paraqiten si ndryshime besimesh fetare. Edhe te dy kleriket e perzgjedhur per kete qellim mbeten te natyrshem si te gjithe qytetaret e tjere te intervistuar. Te dy kleriket e besimeve te ndryshme flasin jashte institucioneve dhe sipas pervojave te tyre individuale. Prandaj jane bindes dhe ne harmoni me qytetaret qe nuk duan t'ia dijne per politikat ndershteterore kur eshte fjala per jeten e tyre ne nje komunitet te ngritur tradicionalisht pa konfliket, por vetem ne paqe e harmoni.

Fragment nga "Gjitonia"

Gjirokastra

Gjirokastra...me kete qytet prej kohesh na ndodh keshtu... edhe kur nuk kemi marre rrugen qe te jemi ketu, na duket sikur jemi ketu, diku ne ndonje nga keto kalldremet e saj...

Edhe pse keshtu, pra, qe edhe jemi edhe qe s'jemi... edhe duam edhe s'duam, per me teper konstatojme qe nuk jemi asnjehere vetem, por bashke me fqinjet tane jugore greke qe prej kohesh ndajme me ta te perditshmen... lindjet, vdekjet, martesat, dhe jam i bindur qe kete ndjesi e ka pasur dhe e ka kushdo qe ka vizituar kete qytet..

Por... sigurisht kjo nuk perben ndonje zbulim.


Tonin Cobani - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama