Cin Simoni violinisti i diplomuar 55 vjec

Cin Simoni, violinisti i diplomuar 55 vjec

Ndonese diten e saj te lindjes, orkestra e ka me 16 maj, sot ne mbremje ajo kremton jubileun e saj te 45-te me nje koncert ne Teatrin e Operes. Ftesat kane kthyer disa prej tyre ne Shqiperi per te qene pjese e kesaj mbremjeje te madhe festive, e nje nder ta eshte edhe violinisti Cin Simoni. Prej themelimit te orkestres, ai ka qene pjese e saj dhe tani ja ku eshte, duke u cmallur me koleget e tij qe kane marre udhet e botes, si edhe ai vete.

Nuk do te jete ne skene si pjese e orkestres pergjate koncertit! Pasi ka ardhur si i ftuar dhe me ate dialektin e tij shkodran, sikur te mos ishte larguar asnje dite prej qytetit te lindjes, violinisti Simoni rrefen, "kam ardh vetem me i ndi lezetin gjithe ketij organizimi". Emocionet nuk mungojne as per koncert-maestrin per gati 25 vjet ne radio, i cili prej vitit 1991 u largua nga Shqiperia, e qe prej 10 vjetesh jeton ne Kanada.

Jeta e tij artistike, sic ka nisur cuditshem ashtu edhe ka vijuar. Nje djale i vogel qe meson t'i bjere violines per kenaqesi, dhe ne moshen 15-vjecare, kur ende ishte me pantallona te shkurtra e luante top rrugicave te lagjeve, u be pjese e Filarmonise ne Tirane. E para se te vinte ne Tirane, ka degjuar Nikolla Zoraqin ne Shkoder te luaje ne violine. Kurre nuk mundi te diplomohej nga shtetit shqiptar, pasi sipas tij, ndonese ka fituar konkursin e pranimit 4 here, asnjehere nuk u lejua te vijonte studimet. Ishte prej atyre individeve me "njolle ne biografi", pasi Mikel Koliqi, kardinali i pare shqiptar, ishte i aferm i tij, ndersa i madhi i letrave shqipe, Ernest Koliqi djali i halles.

E kjo s'do te thote aspak se violinisti do te hiqte dore nga marrja e diplomes, pasi viti 1991 e gjeti si emigrant ne Greqi, dhe u diplomua ne Athine, kur i kishte kaluar te 55 vjetet. Aktualisht jeton ne Kanada, ku jep mesim ne shkollat private te muzikes. Pasditet e tij jane krejt te zena me dhenie mesimi, ndonje koncert, ndersa paraditet i ka violina e tij, studimi per te, qe ne asnje moment nuk e ka ndalur. "Kam studente nga 4 vjec deri ne 60 vjec e gjate viteve te mija ne Kanada, kam realizuar edhe nje CD, e po realizoj edhe nje tjeter", tregon violinisti Cin. Emer me te cilin eshte pagezuar per hir te shkurtimeve te shumta te emrave ne Shkoder, kur Agustini thirret Cin. Por se paku nje te mire e ka kjo gje! Duke qene se ne Kanada pasaportat i lejojne edhe shkurtimet e emrave, violinisti shqiptar eshte Agustin Cin Simoni.

Violina e tij, ajo qe e beri te njohur dhe nje nga "zerat" me te rendesishem te Orkestres Simfonike te RTSH-se, ka nje tjeter histori te vecante. E nese e pyet Cinin, e ruan ende violinen e tij te pare, ai pergjigjet se nuk e ka hequr asnjehere nga dora. Qe prej fillimeve te tij, te vetmen violine me te cilen ka luajtur, eshte ajo qe mban edhe tani ne duar. Pra, se paku 55 vjet! E para se te ishte e tij, disa vjecare duhet te kete qene, pasi ajo eshte violine qe nje ushtar italian e ka humbur ne kumar. Cini e ka dhurate prej dajes se tij, i cili asovitesh e pat blere pasi qe i apasionuar pas tyre.


Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama