Krijime të reja në këngë dhe valle do të vijnë të realizuara nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, me pjesëmarrjen e
Grupit të Valleve, Formacionit Orkestral dhe Grupit Vokal. Të ftuar në këtë koncert janë edhe Ilir Shaqiri, Valbona Halili dhe rapsodi popullor Gjergj Matoshi. Koreografia vjen e realizuar nga Rexhep Çeliku, orkestracioni nga Lejla Agolli e Vladimir Hasimi. Ndërsa muzika mban firmën e disa artistëve, si: Edmond Zhulali, Agim Krajka, Gramoz Burba, Feim Ibrahimi, Edi Balili, etj.
Marre nga : Gazeta Metropol











