Monumentet kulturore të këtyre vendeve do të "strehojnë" për disa ditë aktorë nga shumë vende të Evropës. Festivali do të çelet me shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Bitolas, Maqedoni- "Edith Piaf". Për të vijuar në ditët në vazhdim me: "National Academic Theatre"- Armeni me shfaqjen "Richard III” (regjisor Ravahe Shahverdyan, aktor Aram Hovhanisian);
"Exit"-Kroaci me "Mr. Single" (regjia Matko Raguž, aktor Zelko Vukamirica); Islanda me "Saga e një vikingu"; Teatri Polak i Varshavës me shfaqjen "Një udhëtim në pyjet e gjelbra”; "Ëndrra e fundit" nga Kosova, etj.
Shqipëria do të marri pjesë në këtë festival me shfaqjet "Hija e dheut" (Shtëpia teatrore Tirana), me regji të Josif Papagjonit dhe aktore Desantila Kristo; "Histori dashurie" (trupa e Fierit) dhe shfaqja e regjisorit dhe aktorit Dhimitër Orgocka, e cila është edhe mbyllësja e Festivalit të Monodramës.
Marre nga : Gazeta Metropol











