Biblioteka kombetare i merr hapesiren TKOB-it

Biblioteka kombëtare  i merr  hapësirën TKOB-it

Pango tha se kjo çështje po trajtohet gjerësisht nga juristet nëpërmjet një projekti për marrjen e ambienteve përkatëse të Teatrit të Operës dhe Baletit, që Biblioteka aktualisht nuk i ka nën funksionet e saj. Për këtë qëllim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Restaurimit që drejtohet nga ministri i MTKRS-së, do të paraqitet projekti për zgjerimin e Bibliotekës. Ky projekt, sipas ministrit Pango dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari, "do të përfshijë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj lexuesve". Sipas ministrit në mjediset e reja të Bibliotekës duhet t'i jepet më shumë hapësirë librit dhe vlerave të kulturës perëndimore. Ndërkohë sipas Pangos së shpejti do të fillojnë nga puna mjediset e Bibliotekës së Vjetër, të cilat po mbarojnë së rikonstruktuari dhe ku pritet të ketë dhe lëvrime fondesh të konsiderueshme.

Marre nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama