Nën kujdesin e mjeshtrit Petrika Afezolli, Myftari drejtoi orkestrën e Akademisë së Arteve në një koncert me pjesë të zgjedhura.
Takim krijuesish në QKKF
Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me TVSH organizoi dje promovimin e krijimtarisë së autores së teksteve të këngëve për fëmijë, Mimoza Tole. Autorja në fjalë është shkrimtare e njohur e librave për fëmijë dhe të rritur, e fituese e të paktën 13 çmimeve të këngës për fëmijë, në festivale kombëtare. Takimi u konceptua si në një atmosferë intime, ku pjesëmarrës ishin gjithë fëmijët, tashmë të rritur, fitues të çmimeve të këngëve të sipërpërmendura, të cilët risollën kohën e shkuar dhe përjetuan emocionet e të qenit fëmijë. Në ambientet e QKKF-së, u ekspozuan punimet e piktorëve të vegjël, të frymëzuara nga krijimet e autores, mjaft të suksesshme në këtë letërsi. Promovimi i një krijimtarie të tillë, kaq origjinale, i paraprin organizimit të datës 15-17 maj, ku QKKF merr pjesë në Panairin Kombëtar të Edukimit, të organizuar nga CEO te Piramida, me shkollat nëntëvjeçare e të mesme, dhe universiteteve, publike e private të Tiranës.
Marre nga : Gazeta Metropol











