Per nje gjeopolitike kulturore ne Ballkan

Per nje gjeopolitike kulturore ne Ballkan

Keshtu projekti per botimin e nje antologjie ne gjuhen gjermane, ku te perfshihen shkrimtaret me te njohur bashkekohore te Ballkanit, eshte shoqeruar me nje takim te botuesve te rajonit, ku jane trajtuar edhe ceshtje teorike. Aty, termi gjeopolitike kulturore e rajonit, jo vetem se eshte shfaqur, por edhe eshte lakuar dendur nga referuesit dhe bashkebiseduesit. Kete e konfirmon botuesi i shtepise botuese "Toena", Fatmir Toci, i cili ka qene pjesemarres ne kete takim dhe pjese e projektit te "Antologjise ballkanike" dhe e botimeve te ardhshme me kendveshtrim gjeopolitiken kulturore te rajonit.

Megjithese duket disi i tejkaluar ne kohe termi "gjeopolitike", per te shprehur dicka te dobishme per zgjidhjet qe kerkon Ballkani i sotem, togfjaleshi "gjeopolitike kulturore" premton se veshtron ne nje thelb ballkanik mjaft delikat dhe te padukshem, thelb i cili do ndihmonte kapercimin e shume ngerceve te ketij gadishulli. Ne fakt, popujt qe jetojne aktualisht ne Ballkan, per shkaqe gjeografike jane ne marredhenie (ose mosmarredhenie) me njeri-tjetrin, pasi kulturalisht ata popuj perfaqesojne kultura te ndryshme kulturore. Kjo do te thote se Ballkani eshte nje rajon (njesi gjeografike), e perbere nga nje shumesi kulturash, te cilat ne do t'i quanim "minoritete kulturore", nese do ta merrnim si nje te tere kulturen ballkanike. Madje, keta "minoritete kulturore" duhen njohur dhe pranuar si te tilla (pra, ballkanike), me pare, brenda gadishullit e, me pas, ne hapesiren kontinentale e me gjere. Pikerisht ketij konceptimi gjeopolitik-kulturor, do t'i sherbejne botimet ne gjuhet nacionale, jo vetem te antologjive te krijuesve bashkekohes dhe te tradites, por edhe botimet per te rinj e femije; do t'i sherbejne veprimtarite e perbashketa te shkrimtareve dhe artisteve etj. Por nuk do te ndalemi ne keta praktika per te thene ate qe duhet thene per gjeopolitiken kulturore. Dhe fjala eshte te tejkalohen ato slogane te programeve politike te deritanishem qe nuk kane funksionuar, si: polike e fqinjesise se mire, shkembime nder-rajonale tregtare etj (ku tek "e tjere", hyjne edhe shkembimet kulturore), marreveshje dypaleshe, takime nderballkanike etj. Nje gjeopolitike kulturore, nenkupton teresine e minoriteteve kulturore ballkanike, ashtu si brenda nje shteti te justifikuar mjaftueshem nderkombetarisht, vleresohen kulturat nacionale dhe te pakicave etnike, te cilat nder shekuj mund te kene bashkejetuar ne paqe dhe harmoni me njera-tjetren.

Po te hedhim nje veshtrim thelle historise, do te duhet te thuhet tashme, se kultura e Ballkanit nuk mund te trajtohet me gjate si derivate e kultures greko-romake, por kulture me origjine pellazgo-iliro-trako-helene dhe me pas edhe sllave. Nese afrohemi ne kohen tone, duhet thene se lufta e ftohte nuk e karakterizon dot, edhe pas afer dy dekadash kulturen e rajonit, pasi Greqia nuk i perket Evropes Juglindore, si rendome karakterizohen vendet e Ballkanit. Ne kete kendveshtrim, gjeopolitika kulturore i ndryshon disa tabu te hershme dhe fiksime politike te mevonshme. Keshtu, nje antologji e shkrimtareve bashkekohore te rajonit, krahas atyre qe kane planifikuar projektuesit e antologjise ballkanike (Shqiperi, Kroaci, Kosove, Slloveni, Bosnje, Serbi e Bullgari) duhet te kishte edhe nga Greqia dhe Rumania. Vecanerisht nga Greqia, e cila nuk ka pak probleme "ballkanike" te trasheguara me gjithe sloganet qe e bukura qe perdor per te ngjare si e gjithe Evropa Perendimore. Gjeopolitika kulturore doemos qe e perfshin edhe Greqine ne rajon, nderkohe qe cdo koncept tjeter, ndoshta, e le jashte ashtu si ka lene projekti gjerman i antologjise.

Gjeopolitika kulturore do te bente te ndryshonin edhe shume koncepte te tjera jashtekulturore, qe lidhen me prosperitetet e secilit komb. Nje popull i kulturuar ka edhe nje klase politike te kulturuar ne nivelin e duhur per te mbrojtur ne radhe te pare kulturen, qe eshte faktori kryesor nderbashkues i njerezve te nje kulture apo te kulturave te ndryshme. Nje perkufizim per kulturen thote se nuk ka kulture jo paqesore, p.sh., ne rajonin tone do te flitet per kulture shqiptare, greke, serbe, por jo per kulture te gjenocidit apo te moskomunikimit etj., gjera keto qe duhen diferencuar realisht ne rajon. Ja perse do te ndrije nje koncept i ri: gjeopolitika kulturore ne rajon.

Tonin Cobani - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama