Koncerti qe zgjati mbi nje ore u organizua nga shoqatat "Miqte e muzikes" dhe "Syri i kalter" dhe kishte si protagoniste trion franko-gjermane me instrumentiste: Jan Kreutz ne klarinete, Dominique de Eilliencourt ne violincel dhe Jean Pierre Armengand ne piano.
Trioja franko-gjermane interpretoi pjese nga Brahms, Schumann, Dutileux, Eilliencourt, Rhim dhe Peci, para artedashesve korcare dhe dashamiresve te muzikes klasike.
Vladimir Topi, drejtor i Pallatit te Kultures "Vangjush Mio" ne Korce, tha se "koncerti i trios franko-gjermane u ndoq me mjaft interes si nje nga evenimentet artistike qe gjallerojne jeten kulturore te qytetit". Jeta koncertore ne qytetin e Korces, gjate kesaj fundjave do te pasurohet dhe me veprimtarine nderkombetare muzikore te koreve, e cila pritet te nise mbremjen e se dieles ne katedralen "Ngjallja e Krishtit". Ne kete aktivitet te rendesishem muzikor, me pjesemarrjen e 11 koreve, nder te cilat kori "Lira" i Korces, kori "Preng Jakova" i Shkodres, kori i Akademise se Arteve Tirane, si dhe kore nga Greqia, Bullgaria, Gjermania, Franca, Holanda, Italia, Hungaria dhe Rumania.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











