Anija është një dëshmi e qartë e një mirëkuptimi ndërkombëtar nëpërmjet 200 vullnetarëve nga më shumë se 45 vende të ndryshme të botës që jetojnë së bashku në bordin e anijes. Qëllimi kryesor është për t'u sjellë kombeve Njohuri, Ndihmë dhe Shpresë.
Libraria e LOGOS II ofron për shitje më shumë se 4.000 tituj librash, me një çmim shumë të arsyeshëm. Librat janë nga fusha të ndryshmet si shkencë, sport, kuzhinë, art, marketing, filozofi dhe libra fetarë. Këto libra janë zgjedhur me kujdes në interes të çdo pjesëtari të familjes dhe për t’ju përshtatur çdo nevoje të komunitetit.
Familjarë dhe njerëz të moshave të ndryshme mund të bashkohen me ne në programet e ndryshme që do të kemi në bordin e anijes dhe jashtë saj. Dita për të gjithë familjen, dita e muzikës latine, program i veçantë për nxënësit e shkollave, si dhe nata Ndërkombëtare, ku publiku mund të përjetojë një kohë të jashtëzakonshme me vallëzime karakteristike, kostume dhe drama nga vende të ndryshme të botës.
Marre nga : Gazeta Metropol











