Ne kohen qe ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise rrefen se e ktheu ne politike te qendres realizimin e dokumentareve Ruka, me dhembjen e madhe qe personalitete te ketij vendi ikin dhe nuk kthehen me dhe ne pak na mbetet prej tyre". Me gjithe deshiren e madhe, gati ne kufijte e endrres, stepja ishte edhe me e forte. Teksa kthehet pas, tregon se, "Kadri Roshi ishte edhe vete nje perjashtim i madh pasi me perjashtim te te vdekurve, nuk kishte nje dokumentar per te gjalle. E meqe ishte Roshi ishte me i madhi, te gjithe e kishin nje enderr, mes tyre isha dhe une, por e mbaja te fshehte kete deshire".
Por ama nuk mund te fshehe ne asnje moment joshjen e madhe qe kaplonte cdokend per te realizuar nje film dokumentar per te. "Kadriu ishte jo vetem nje figure teper interesante, por ishte nga ata njerez qe i kishte me shumice te gjitha, vuajtjet dhe gezimet, suksesin... te gjitha i pati me shumice, ashtu sic edhe dhembjen e pati me tepri", shprehet Ruka. Dokumentari mbi jeten e tij u realizua ne vitin 1997 dhe per te qe nje rast fatlum, ndaj edhe e ka rrefyer si nje prej episodeve te librit te tij mbi jeten e legjendes shqiptare.
Si fillim, rrefen se ishte i pashprese ne kete ndermarrje, saqe nuk kishte as edhe nje skenar te gatshem per kete film. Por pak dite i mjaftuan per te sajuar nje. "Ishte dhe nuk ishte nje skenar, madje kur e shoh tani tmerrohem se si munda te fitoj me te",- tregon skenaristi i dokumentarit dhe autori i librit, qe i ka rrenjet prej atyre muajve te realizimit te filmit per jeten e Kadri Roshit.
Aprovimi per marrjen e fondeve dhe realizimin e dokumentarit ishte teper i rendesishem, por jo gjithcka. "Puna mandej ka qene teper e madhe, shprehet Ruka, dhe une kam pasur plot 18 muaj kohe para deri ne dorezimin e filmit dhe e mora shtruar, pasi kisha bere nje gabim kur shkrova nje skenar teper te shpejtuar.
Mirepo aktori "shkruan" per analfabetet, sipas Rukes. "Xhirimi i filmit qe i konceptuar mbi bazen e nje interviste, qe ai i beri vetes, pasi pata kthjelltesine ta mendoj ne castin e duhur qe nuk kishte asnje tekst qe mund t'i shkonte dhe te barabitej me emocionin qe do te krijonte po ky njeri duke rrefyer jeten e tij", perfundon ai.
Kur fitojme nje legjende...
Jane te shumta rrefimet qe kushdo do kerkonte t'i mesonte per aktorin e madh.
Mbremjen kur Kadri Roshi u shua, tregon autori i librit tanime, me merr ne telefon nga Amerika nje aktor i ri ne telefon. Teksa fliste per mrekullite e medha te vendit ku ishte, po me kumtonte mrekulline e zemres se Nju Jorkut. Pasi ai shkarkoi emocionin e zakonshem, pyet c'te reja ka andej? Dhe e reja ishte se Kadri Roshi pati vdekur! Filloi te bertiste me nje "Mos!" te cuditshme. Qene e mocione edhe me te medha per Ruken, pasi ai ishte nje i ri 27-vjecar dhe qante ne mes te Amerikes. Telefoni eshte mbyllur dhe pas 30 sekondash cingeriu perseri. Ishte serish djaloshi! Ruka rrefen: "Ai tha nje gje te cuditshme, qe une s'mund te mos e tregoja. Gati bertiste duke thene: Epo mire, ne fund te fundit kemi humbur nje njeri, por ama kemi fituar nje legjende. E kupton! Nje legjende. Ishte prekese dhe duhej t'ia tregoja patjeter njerezve, sepse po e thoshte kete gje nje njeri qe kishte pare nga Kadri Roshi pothuajse asgje. Nje njeri qe nuk kishte pasur fatin te shihte "Arturo Ui", kur thyheshin dyert per te hyre brenda. Ca me pak "Dhelpra dhe rrushte".
Te gjitha keto ngjarje jane pasuri kombetare, nuk jane thjesht te Kadriut, por nje vlere e jona. "Dikush duhet t'i tregoje, nese i di",- pohon Ruka, ndaj edhe ai eshte i pari qe ka zgjedhur te mos heshte.
Copeza jete!
Jeta e tij qe sa e te gjitheve, edhe vetem e tija. Ne kemi dhe njohim aktorin e madh, por jeten e tij pakkush e njeh. Femijerine nuk e njohin aspak, as episode te vogla prej jetes se tij, qe flasin me shume se vete fjalet. E duket se kjo e ben edhe teper terheqes librin.
Libri pershkruan edhe nje prej udhetimeve te tij te para, qe e sollen prane Tiranes. Petrit Rukes ia ka treguar vete Kadriu, ndersa ai na e percjell ne te tjereve. Vetem 17 vjec niset nga Ballshi djali jetim, me nje shtepi te shtruar vetem me balte e gati i uritur. Niset per Kavaje, pasi dinte se atje kishte nje moter. Kembet vetem mund ta conin atje. Ajo cka kishte me vete ishte nje torbe dhe pak buke. Nata solli nje shi me furtune ne qafe te Patosit, shtrungat, dimer. "Kur frynte era nga veriu, une e ktheja nga jugu, tregonte vete Roshi dhe keshtu e kalova nje nate ne fucine e ziftit". Ruka tregon tani, pasi Kadriu eshte larguar se, "te treguara me emocionin e tij ato fitojne nje peshe te jashtezakonshme".
Per pak minuta qe edhe Ali Pashai
Askush nuk shkon nga kjo bote pa pasur nje brenge. Aktori i paarritshem i skenes sone shkoi me nje enderr te paplotesuar. Ishte brenga e 20 viteve te fundit te jetes se tij te interpretonte Ali Pashen. Gjithmone e pat thene: se pata fatin te luaja edhe Ali Pashen. E kete deshire te madhe te tijen e dinin te gjithe. Ruka tregon se, "ishin ne Butrint gjate xhirimeve per dokumentarin. Bera nje mjeker, e cila me kushtoi shume per buxhetin qe kisha asokohe. Vuri mjekren dhe i thashe: Tani per 5 minuta do bejme Ali Pashen. Me emocionoi teper". Ka qene teper thjesht, pasi i eshte dashur te imagjinonte vetem ato ditet e fundit, i rrethuar dhe endur neper keshtjelle. Ato 4 minuta te xhiruara jane te paharrueshme ne kujtesen e tij dhe nje mrekulli.
Pantomime apo nje etyd per Ali Pashen nga i madherishmi Kadri Roshi. Vargjet jane te Kadarese, "Te vrane Ali Pashe te vrane...". Pakez me hile ia ka punuar asokohe, pasi incizimet u bene ne radio dhe vec poezive qe i duheshin per dokumentarin u futen edhe disa te tjera, nder to edhe poezine "Ca pika shiu rane mbi qelq", e cila nuk eshte ekspozuar asnjehere deri me tani. "E kam mbajtur si nje thesar,- tregon Ruka, ndaj edhe eshte nje episod, i cili do te rrefehet ne liber.
E duket se i qan syri Petrit Rukes, qe ky liber te shoqerohet edhe me nje CD, pasi nuk jane pak poezite, te cilat jane interpretuar prej tij. Per me teper qe keto interpretime vargjesh nuk jane publikuar asnjehere me pare.
Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone











