FEMRAT dhe MESHKUJT te ndryshem ne menyren e perdorimit te trurit

FEMRAT dhe MESHKUJT, të ndryshëm në mënyrën e përdorimit të trurit

Sipas një studimi të fundit, burrat dhe gratë mendojnë të njëjtën gjë në dy mënyra të ndryshme. Ose më mirë, me pjesë të ndryshme të trurit. Dhe shpeshherë ndodh që të mos kuptohen.

Arsyetimi që bën dallimin Përballë detyrave të tipit linguistik ose vizual, burrat dhe gratë mund të japin të njëjtat rezultate në të njëjtën kohë, duke arsyetuar në mënyra të ndryshme.
Këtë gjë e vërtetojnë shumë studime, por deri më tani nuk ishte provuar asnjëherë që vërtet këta të fundit përdorin pjesë të ndryshme të trurit.

Me rezonancën magnetike për imazhet në Institutin "Kennedy Krieger" në Baltimora, SHBA, shkencëtarët kanë analizuar trurin e 30 fëmijëve, meshkuj dhe femra, teksa u ishin dhënë detyra shumë të thjeshta. Njëra i përkiste bashkëpunimit verbal dhe përbëhej në njohjen e një sekuence fjalësh, që bënin rimë me njëratjetrën.

Ndërsa tjetra i përkiste vizuales. Vullnetarët duhet të gjenin disa linja të verdha në mes të shiritave blu.

Ana e majtë apo e djathtë?
Pas studimeve rezultoi diçka shumë interesante: kur mendojnë fjalët, femrat përdorin më tepër anën e djathtë të trurit, ndërsa meshkujt përdorin më tepër anën e majtë. Në interpretimin e informacioneve vizuale, meshkujt përdorin lobin e majtë, kurse femrat përdorin më tepër lobin e djathtë. Kjo gjë u ka shpjeguar studiuesve edhe shumë pikëpyetje, se pse, për shembull, për profilin e tyre të ardhshëm (disa pëlqejnë matematikën, të tjera artin) si te djemtë, ashtu edhe te vajzat.

Marre nga Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama