Shkrimtaret populli elita

Shkrimtarët, populli, elita

Kam mjaft kohë që tonë, sidomos tani në fund, se shkrimtarët duhet të shkruajnë vetëm për popull dhe se ato gjëra që shkruajnë sot mund t’i këndojë njeriu dhe në revista e libra të huaja!
Ata që përhapin e predikojnë të tilla gjepura ndahen më dysh. Më të shumtët i ha nakari që nuk shkruajnë dot edhe ata si të tjerët. Natyrisht për këta njerëz nuk vlen edhe është kot të bëhen fjalë; pra le t’i lemë mënjanë me cmirën e tyre!


Po ka dhe pak të tjerë, që i thonë me bindje dhe me sinqeritet. Pikërisht vetëm këtyre duhet t’u thuhen me pak fjalë disa gjëra që t’u jepet të kuptojnë në kanë apo jo të drejtë.
Një dije shumë elementare, e historisë së literaturës dhe kulturës tregon se literatura e kultura nuk janë të destinuara vetëm për popull, po edhe për klasa të tjera shoqërore, të cilat kanë edhe ato nevojat e kërkimet e tyre në sheshin e diturisë e të artit. Literatura dhe kultura popullore janë vetëm një pjesë e historisë së literaturës dhe kulturës. Jo tërë historia. Populli ka vërtet të drejtat dhe nevojat e tija, të drejta e nevoja që duhet t’i ketë njeriu kurdoherë parasysh, po s’mund të pretendojë që të shkruajnë për të që të gjithë. Ka njerëz që shkruajnë për popull, po ka edhe njerëz që merren me popull. Çështje prirjeje e zotësie.

 Ç’kërkon populli nga shkrimtarët? Ta mësojnë e ta zbavitin. Këto gjëra mund t’i bëjë dhe duhet t’i bëjë shkrimtari popullor, i cili në mos ka lindur akoma, do të lindë sigurisht edhe në vendin tonë. Ndërkaq, ka edhe sot specialistë e jospecialistë që e mësojnë popullin mbi murtajën e pulave etj. Ka dhe të tjerë që e zbavitin me anekdota, novela humoristike etj. Nëqoftëse këto nuk përbëjnë akoma një kulturë popullore të plotë, patjetër përbëjnë një pjesë të saj, e icla nuk është për t’u përbuzur po të merren parasysh konditat e sotme kulturale të vendit.
Ky vend a ka vallë nevojë vetëm për kulturë popullore? S’ka edhe nevoja të tjera më të larta, që ta kapërcejnë këtë nivel?


Më parë nga të gjitha, ç’është ky popull shqiptar? A i njohim mirë nevojat e tija dhe konditat se si mund të përmbushen këto nevoja. Por njohja lyp më parë një studim. A e kemi studiuar popullin shqiptar? S’mund të thotë askush se e kemi bërë një punë të tillë. Dhe këtë punë nuk është shkrimtari popullor që mund ta bëjë. Duhet pra të ketë një tjetër kategori shkrimtarësh e studjozësh, të cilët mund të mos i kuptojë populli po ata të merren me çështje që i takojnë popullit. Këta përbëjnë elitën e shkrimtarëve dhe të studjozëve të një vendi.
Ka një mosmarrëveshje në këtë mes. Tjetër gjë është të të marrë vesh populli, edhe tjetër gjë është të merresh me probleme të popullit. Këtë trazim kuptimesh e mendimesh e paska pësuar pak vjet më parë një teveqel, i cili duke shkruar mbi botimin e një reviste të re, paska thënë se shkrimet e saja s’i kuptonte as bujku, as djali, as populli, që kishte në program revista. Po ai teveqel s’vuri re se revista s’i drejtohesh as djalit, as bujkut, as popullit. Sa ndryshim kolosal! Megjithkëtë, mosmarëveshja vazhdon akoma për fat të keq dhe tregon se sa të shkurtër qenkemi në pamjen e kthjellët e të drejtë të problemeve tona!


Mirëpo kjo kategori e veçantë-thonë disa-shkruan gjëra që mund t’i këndojë njeriu edhe në libra e revista të huaja. Edhe kjo s’është e vërtetë. Natyrisht ka dhe njerëz që bëjnë përkthime të thjeshta iderash e teorirash që s’interesojnë njeri e që mund të këndohen dhe në libra të huaja. Po këta janë përkthenjës e aq dhe s’bëjnë pjesë të elitës së shkrimtarëve dhe studjozëve. Mirëpo ka edhe njerëz që kanë parasysh idera e tetorira. Idetë dhe teroitë s’janë të huaja, po malli tërët botës, i elaborojnë përmes kulturës dhe zotësisë së tyre dhe i puthitin në studimin e ngjarjeve dhe nevojave të jetës së vendit. Na të gjitha këto del se vendi duhet të ketë edhe revista për popull, edhe revista që merren me popull e përgjithësisht me problemet dhe krijimet e shpirtit e të mendjes. Dhe mbi të gjitha le të mos harrohet kurrë se ka dhe shkrimtarë popullorë, edhe shkrimtarë që merren me problemet e popullit. Një dallim i domosdoshëm për të gjykuar e për të folur!


Vangjel Koca - TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama