E ulur ne nje autobus ne Varshave, Dorota Horodyska nxorri nga canta nje liber per ta shfletuar, sa per t'u marre me dicka. Kishte nisur si pavemendje te lexonte tregimin e nje autori qe deri ne ate dite nuk ia kishte degjuar emrin, ne nje gjuhe qe prej vitesh e mesonte me synimin e larget qe nje dite te mund te pekthente letersi artistike. Librin e titulluar "Kompromisi" ia kishte dhene nje miku i saj shkrimtar duke i thene: "eshte Ylljet Alicka, i panjohur ne Shqiperi por qe po merr cmime neper Evrope". Dhe Dorota, e ulur ne autobus, kishte nisur te lexonte ate liber, si nje ushtrim te perditshem gjuhesor me teper sesa per te vertetuar ate qe i kishte thene miku i vet per cmimet evropiane. Por tregimet e kishin thithur menjehere. Aq sa befas, aty ne autobus, kishte vendosur: do t'i perkthej.
Dorota Korodyska kishte menduar se deri tek perkthimi i letersise artistike do te shkonte ngadale. Ndersa sillte nga shqipja ne polonisht reportazhe apo artikuj publicistike, mendonte se ende nuk ishte gati shpirterisht per t'u marre me letersine. Ai autor ende i panjohur ne vendin e vet, po kthehej ne nje lloj sfide per perkthyesen, gjithashtu te panjohur ne letersine e vendit te vet. Fati i tyre ne njefare menyre do te ishte i perbashket, do te beheshin te dy te njohur, ose ne rastin me te keq libri do te humbiste bashke me emrat e tyre. Me nje intuite qe Dorota thote se nuk e ka gabuar asnjehere, ajo kishte vendosur qe ne letersine shqiptare do te futej nepermjet Ylljet Alickes. Ndersa ajo perkthente, shkrimtari nisi te dilte nga anonimati. Prej se largu ajo degjonte se "i zgjedhuri" i saj, skenarist tashme, kishte cuar filmin "Parrullat" ne festivalet prestigjioze, kishte triumfuar madje edhe ne Kane. Kurse ajo vete do ta ndjente shijen e suksesit te pare ca me vone. Pas shitjes rekord te librit ne Poloni dhe futjes se tij ne programin arsimor, suksesi i atij perkthimi te pare do te vinte me cmimin e nje cmimi. Vetem pak dite me pare, ne Shqiperi, kur me marrjen e "Penes se argjendte" ajo u shpall perkthyesja me e mire e huaj per letersine shqipe.
Shume vite perpara se te mund te mendonte nese kishte ardhur apo jo koha per t'u marre me letersine, ka qene nje kohe kur Dorota as qe e mendonte qe do te ishte perkthyese. E aq me pak perkthyese e shqipes. Ne fakt deri ne vitin 1993, kur erdhi per te paren here ne Shqiperi, nuk dinte thuajse asgje per kete vend. Disa romane te Ismail Kadarese, perkthyer ne Poloni nga frengjishtja, ishin njohja e saj e vetme me vendin te cilin po e vizitonte sa per te shoqeruar nje mikun e saj kosovar, poet, i cili po merrej me hartimin e nje antologjie. "Per te paren here shkelja ne nje vend per te cilin nuk e kisha fare idene. Erdha per te qendruar vetem nje jave, por me beri kaq pershtypje, sa kontaktet me te i mbajta, edhe pse maredhenia ime me poetin kosovar u shkeput", tregon Dorota. Ne ate jave, e gjendur ne mjediset letrare, Dorota do te merrte te parin stimul per te mesuar gjuhen shqipe. Ne nje prej takimeve Bardhyl Londo e kishte pyetur si me shaka nese ajo kishte nder mend te mesonte shqip. Si me shaka ajo i ishte pergjigjur "po". "Dhe ndoshta atehere e vulosa "shqiptarizmen" time. Atehere nuk e kisha kuptuar se kjo ishte si nje lloj dhenieje bese". Pa menduar se mesimi i kesaj gjuhe do te kthehej ne nje profesion, ajo kishte nisur ta mesonte thjesht per te biseduar me njerezit. Per nje filologe, te diplomuar per gjuhe - letersi ruse, ishte dicka fare e zakonshme te kerkonte te komunikonte me njerezit ne gjuhen e tyre. Nderkaq nje tjeter magnet e tehiqte drejt Shqiperise: "Gjithmone me ka pelqyer te jem aty ku eshte me veshtire, gjithnje dicka me ka shtyre atje ku duhet te fillohet nga zeroja, aty ku asgje nuk eshte e gatshme apo e lehte dhe ku nuk vlen asnje recete. Me pelqen ta ve veten ne prove, t'i vendos vetes kerkesa te larta". Zgjodhi Shqiperine, sepse ishte teper kokeforte, pikerisht sepse te gjithe, familja dhe te njohurit i kishin keshilluar bash te kunderten, "i frikesoheshin ketij vendi te harruar nga Zoti dhe nga njerezit. Ndersa mua pikerisht kjo me terhiqte".
Sot, dhjete vjet me pas, Shqiperia eshte shume e afert per te, nje vend me shume miq, apo vende tek te cilat kthehet kohe pas kohe, i mbushur me kujtime te mira dhe te keqija. Tirana eshte bere nje stacion i zakonshem kthimi, ne nje qytet ku kur qendron gjate i ndodh qe te merzitet, apo kur mungon shume e merr malli. Nje qytet ku ajo njeh fare mire rruget dhe zakonet, ku fle ne shtepine e miqve [ftohtesine e hoteleve nuk e ka duruar asnjehere] dhe ku eshte mesuar qe ne cante te mbaje gjithmone nje qiri per kur te ikin dritat. Si nje shqiptare e lindur.
Ata qe e degjojne Doroten te flase shqipen aq rrjedhshem, habiten kur mesojne se kete e ka arritur ne menyre autodidakte. Duke mesuar vete, me metodat shkollore. Ne vizitat e para ne Shqiperi, druhej ta fliste, mendonte se bente shume gabime. Gjithcka nisi te ndryshonte ndersa vizitat e saj sa erdhen e u bene me te shpeshta dhe miqte e saj qe sa vinin e shtoheshin i pasuronin me teper gjuhen e sapomesuar. Diku nga mesi i viteve '90, Dorotes i erdhi rasti te bente nje tjeter ndalese te gjate ne Shqiperi, me nje grup gazetaresh te rinj polake per nje program te Fondacionit SOROS. "Ne ate kohe u kuptua se te dyja palet, polake e shqiptare, filluan te mbeshteteshin tek une: per te shkruar dicka per Shqiperine, ose per te dhene ndonje informacion, kontakt, per te ndihmuar ne organizmin e ndonje ekspozite, per te perkthyer dicka. Dhe keshtu pa e vene re u bera e nevojshme, madje e domosdoshme per njeren apo tjetren pale. Shkalle-shkalle "u zhyta" ne Shqiperi". Gjuha e sapomesuar i hyri shpejt ne pune edhe ne Poloni. Ne biblioteken e Parlamentit polak ku ajo punon, iu fut punes per perkthimin e dy kushtetutave shqiptare. Puna rutine u be me terheqese tani qe kishte mundesi te praktikonte gjuhen.
Gjate gjithe ketyre viteve te mbushura me udhetime, ne '97-en Dorota nuk mundi te bente udhetimin e pervitshem drejt Shqiperise. Megjithate ai vit do te shenonte nje kthese te madhe. Shqiperia ishte bere nje vend "terheqes" per mediat, artikujt per Shqiperine ishin teper te kerkuar nga gazetat. Pikerisht ne kete kohe, Dorota Horodyska nisi te perkthente Fatos Lubonjen e me pas Shkelzen Maliqin. Ata nisen te botoheshin ne faqet e gazetes polake me te madhe "Gazeta Wyborcza" dhe me pas redaksite nisen te kerkonin karakterizimin e sistemit diktatorial te Hoxhes nga kendveshtrimi i protagonisteve te saj. Keshtu Lubonjes iu shtua edhe Bashkim Shehu. Vetem pas nje dyzine artikujsh te botuar ne kete gazete, perkthyesja beri debutimin e saj ne letersi.
Botimi i librit me tregime te Ylljet Alickajt, nuk kishte qene aspak i veshtire. Botuesi e kishte lexuar brenda nates dhe te nesermen i kishte thene "do botohet". Ai botim ishte komentuar ne shtypin polak si mbushja e nje njolle te erret te asaj letersie krejt te panjohur. Dhe teksa Dorota do te mbushte dite pas dite "njollat e erreta" te mosnjohjes se kesaj letersie, nuk mund te mendonte qe t'i mbushte keto njolla edhe per lexuesin e gjere. Pasi nese ne Perendim apo ne Amerike letersia qe vjen nga ish-vendet komuniste ngjall kersheri, kjo nuk mund te thuhet kurrsesi per lexuesin e nje vendi qe ka nje histori kaq te ngjashme me Shqiperine. "Nderkohe qe "Kompromisi" i Alickes ishte si nje lloj shoku. Papritur u be e qarte se ndermjet Polonise dhe Shqiperise ekzistojne cuditerisht shume ngjashmeri. Se ne na lidhin jo vetem pervojat e diktatures, por edhe jeta e perditshme dhe absurdet e transformimeve.
Ne kete liber shfaqej Shqiperia e pare nga brenda, nga perspektiva e nje dite te zakonshme, e njeriut te thjeshte", thote Dorota. Edhe pse gjate ketyre viteve ka shijuar Dritero Agollin apo te tjere shkrimtare shqiptare, kenaqesia qe ndjen prej tyre fillon e mbaron tek leximi. Pasi nuk do te mund t'i perkthente thjesht sepse shtepite botuese nuk do t'i merrnin persiper. Sic nuk do te merrnin persiper botimin e poezive, te cilat ne tregun e librit polak nuk shiten. Prandaj planet e Dorotes per perkthimin lidhen kryesisht me letersine e pas viteve '90. Autoret e saj te preferuar jane "djemte e Aleph-it". Jo me kot tani po merret me perkthimin e "Duelit" te Agron Tufes. Dhe jo vetem me ate. "Breznite e Hankonateve" te Ismail Kadarese, e kane sjelle serish ne Shqiperi, por jo ne Tirane. Me nje cante shpine dhe me nje aparat fotografik ne dore, per dite te tera ajo eshte endur ne rrugicat e Gjirokastres per t'u futur brenda frymes se librit. Dorota e di qe perkthimi i Kadarese eshte mjaft i veshtire, por ajo teper kembengulese ka menduar nderkaq perkthimin e dy romaneve me te fundit, "Vajza e Agamemnonit" dhe "Pasardhesi". Nderkaq, nje vellim me tregime i pritshem nga Ylljet Alickajt do ta beje Doroten te lere ndoshta cdo pune tjeter per t'u marre vetem me te. Pasi ne njefare menyre ishte ky shkrimtar qe i hoqi friken prej perkthimit te letersise. "Alicka eshte nje shkrimtar i rastit, por jo i rastesishem", shkroi "Gazeta Wyborcza" me rastin e daljes se librit. Kete do qe te provoje edhe Dorota. Qe edhe ajo, ashtu si Alicka, i eshte mirenjohese rastit. Vetem sepse fale rastit mesoi shqipen, por nuk eshte kurrsesi perkthyese e rastesishme.
Iva Tico - Revista Klan











