Shqiperia.com është Best Web '07

Ne konkursin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Teknologjive te Informacionit, portali Shqiperia.com u nderua me cmimin Best Web 2007 ne kategorine Biznes (qe eshte dhe kategoria me e rendesisshme).

Ndarja e çmimeve u zhvillua ne ambjentet e Hotel Tirana International ne date 09 Qershor 2007.

Sitet e tjera kandidate per cmimin Best Web 2007, Kategoria Biznes ishin:

  • www. top-channel.tv
  • www.shekulli.com.al,
  • www.balkanweb.com
  • www.vodafone.al

Stafi i Shqiperia.com eshte entuziast per marrjen e ketij cmimi, duke e konsideruar ate nje vleresim publik per punen e deritanishme e mbi te gjitha per ecjen me perpara.

Pas kesaj faqeje qendron nje kompani dhe nje ekip programuesish, designer-esh dhe moderatoresh. Ky cmim eshte nje vleresim per punen e tyre.

Qellimi i kompanise sone eshte te rrisi gjithmone e me shume permasat e portalit, duke zgjeruar gamen e sherbimeve te ofruara. Keto sherbime jane ne kuader te komunikimit te informacionit rreth Shqiperise, si dhe ofrimit te te gjitha sherbimeve te nevojshme ne internet per komunitetin shqiptar.

Shqiperia.com, ajo qe mund te shihet sot ketu, eshte si nje fidan ne rritje. Ne po punojme qe te ofrojme akoma shume module te tjera dhe te zgjerojme sherbimet qe ofrohen nga portali yne.

Pervec Shqiperia.com, ekipi yne ka dhe shume projekte te tjera paralele, qe besojme do te na sigurojne prezencen tone serish vitet e ardhshme ne kete konkurs.

Çaste nga dorëzimi i Çmimit
Casti i marrjes se Cmimit
Duke perfaqesuar Shqiperia.com ne marrjen e cmimit: Arber Brahaj

Rreth Shqiperia.com

Shqiperia.com u inicua ne vitin 2001 si nje projekt per te prezantuar Shqiperine ne Internet.

E vecanta e saj ishte prezantimi teresisht ne Shqip, duke qene nje nder sitet e para qe i drejtohej shqiptareve, ne ndryshim nga sitet e tjera te kohes qe permbanin informacion anglisht per Shqiperine.

Sot, portali Shqiperia.com numeron nje sere sherbimesh te ndryshme, duke afruar prane saj cdo dite shqiptare te te gjitha moshave dhe interesave.

Ajo cfare grupe te ndryshme mund te gjejne tek ky portal fillon nga informacioni i perditesuar, tek argetimi, shtypi, sporti, biznesi, etj.

Ky portal e permbush mese miri te qenit nje porte degezimi per tek faqet e tjera shqiptare ne Internet.

Pjese e ekipit te Shqiperia.com te ftuar ne dorezimin e cmimeve
Ekipi Shqiperia.com ne castin e marrjes se cmimit Best Web 2007
Në foto: Nikolin Hoxha - Moderator, Lumturi Brahaj - Financiere






Fitues te tjere u shpallen

Ministra e Arsimit si faqja ne kategorine e faqeeve qeveritare dhe UNDP Albania si faqja me e mire ne kategorine OJQ.

Ministri i Arsimit Pollo duke marre cmimin UNDP Cmimi me i mire
Ministri Pollo duke marre çmimin: Best Web 2007 ne kategorine e faqeve Qeveritare Perfaqesuese e UNDP Albania duke u vleresuar per faqen me te mire ne kategorine OJQ

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi