Turisti çuditet nga ajo që sheh në rrugët qe paguajme 160 milion euro takse. E çon videon në Instagram te policisë dhe merr falenderime.  

Ka komunikuar me Policinë e Shtetit në faqen zyrtare të saj në Instagram, ku i ka nisur një video nga udhëtimi  i rrezikshëm i kamionit që në kthesë mund edhe të përmbyset si pasojë e mbingarkesës duke rrezikuar edhe të tjerët në rrugë.

Një shtetas i huaj, vizitor në Shqipëri, është çuditur teksa në rrugë para automjetit të tij ka parë të udhëtojë një kamion i mbingarkuar me kashtë. Ka komunikuar me Policinë e Shtetit në faqen zyrtare të saj në Instagram, ku i ka nisur një video nga udhëtimi  i rrezikshëm i kamionit që në kthesë mund edhe të përmbyset si pasojë e mbingarkesës duke rrezikuar edhe të tjerët në rrugë. Policia, e cila ka marrë mesazhin denoncues të turistit, ka ndërhyrë duke identifikuar mjetin të cilin e ka gjobitur me 3 mijë lekë të rinj.

Në shenjë falenderuese për besimin e dhënë përmes raportimit të situatës, Policia e Shtetit i është përgjigjur turistit duke e njoftuar se shqetësimi i tij u adresua dhe se drejtuesi i automjetit u gjobit.

“Ndjesë për shqetësimin. E mora numrin tuaj në faqen e Policisë në Instagram. Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës” Ndërhyni ju lutem…”, shkruan turisti teksa i ka ofruar policisë edhe videon nga ecja e kamionit të ngarkuar me kashtë.

Policia Rrugore e Korçës thotë se masa administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundravajtës i është dërguar në adresën e banimit përmes Postës Shqiptare.

“Së bashku mund ta bëjmë rrugën më të sigurtë! Qëllimi është që çdo drejtues mjeti të mbërrijë e/i sigurtë në destinacion”, shprehet policia.

Gazeta Shqiptarja.com