Akropoli Athine

Gërmimet e reja në Akropol, për herë të parë vizitorët mund të shohin rrënojat. –

Muzeu i Akropolit në Greqi çeli një zonë gërmimesh të ndodhur poshtë strukturës së tij moderne, duke i lejuar për të parën herë vizitorët që të shëtisnin në një lagje të lashtë athinase, e cila ka arritur t’i mbijetojë kohës.

Muzeu i ndodhur në këmbe të kodrës së Akropolit në Athinë, strehon skulptura të konsideruara si kryevepra të antikitetit grek, përfshire këtu dhe punime nga Panteoni, një prej godinave më me influencë në civilizimin perëndimor.

:Njerëzit mund të vijnë këtu poshtë e praktikisht, të shohin rrënojat e lashta të Athinës, sidomos në zonën në jug të Akropolit”, shpjegoi drejtori i muzeut, Dimitris Pantermalis.

“Ne shpresojmë që shumë shpejt të prezantojmë edhe zbulimet e bëra gjatë dërrmimeve për të ofruar kështu një tablo më të gjëra të jetës së athinasve të atëhershëm”, shtoi ai.

Poshtë bazës së muzeut shtrihet një lagje e tërë me shtëpi, punishte, banja, rrugë e kanale kullimi të zbuluara gjatë punimeve për ndërtimin e tij.

Një prej elementeve me interesante konsiderohet shtëpia e një athinasi shumë të pasur, e cila daton që prej shekullit të 6 pas Krishtit.

Akropoli Athine

Turistët që e kanë vizituar kanë mbetur të mrekulluar nga mozaikët në dysheme, si dhe sistemi i qyngjeve, i cili konsiderohet si mjaft i sofistikuar për kohën.